Fjala në Kuvend për miratimin e Projektligjit: “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve”.
Ndër të gjitha diversionet antikushtetuese që maxhoranca e majtë ka ndërmarrë si një reaksion zinxhir që prej ardhjes së saj në pushtet, sulmi për kapjen e ILKDP-së është padyshim më arroganti, më arbitrari dhe më i paturpshmi, por edhe ai që demaskon plotësisht qëllimin dhe motivin tuaj në ndërmarrjen e tij.
Thjesht etja per te perqendruar sa me shpejt, te gjitha pushtetet te dyshja qeverisese, nuk mjafton per te shpjeguar zellin tuaj te tepruar per ta perfshire dhe kete institucion ne Menyne e institucioneve tashme te gllaberuara. Jo!, eshte vete roli specifik e misioni qe ka ky institucion qe e ben ate aq te lakmuar per ju, dhe qe nguteni ta fusni sa me shpejte ne thesin e institucioneve vasale, pa vullnet te vetin, e te gatshem per t’u perdorur, jo sipas kushtetutes e ligjeve, por sipas interesave te oligarkise se porsa krijuar.
Ky institucion ka per mision te verifikoje pasurite e politikaneve dhe zyrtareve te larte te shtetit, burimin e krijimit te ketyre pasurive dhe pergjegjshmerine e ketyre subjekteve ne raportimin transparent te tyre. Zaptimi antikushtetues i kreut te ketij insitucioni behet vetem qe, autoriteti qe duhet te verifikoje pasurite, nuk ka per t’i verifikuar pasurite e atyre qe njeh tashme per zot, do te ligjeroje ato pasuri qe nuk jane vene ne menyre te ligjshme, dhe pa asnje dyshim, do t’i japi kusarit certifikaten e shenjtorit. Por nga ana tjeter, ky institucion ka dhe nje dobi tjeter te madhe, sepse mund te perdoret si nje arme pabesisht e rrezikshme dhe kercenuese ne luften politike, nje arme qe do te perdoret kunder kujtdo qe sot a neser do te guxoje te kundershtoje, apo kunderveproje.
ILKDP-ja, ashtu sic e gjeten Rilindasit ishte krejt e papranueshme per ta. Para se gjithash ne krye te saj nuk mund te rrinte me Zana Xhuka, sepse, si nje individ i votuar ne ate post nga ish-maxhoranca e djathte, ajo s’kishte asnje shans te behej nje vasale pa rezerva, pervec faktit qe kjo zonje kishte bere gabimin qe te nxehte shume z. Rama, kohe para zgjedhjeve. Por dhe po te ishte gjendur ne ate funksion ne qershorin e kaluar ndonjeri nga dy paraardhesit e znj. Xhuka, pra z. Llalla apo znj. Leskaj, perseri do te ndermerrej i njejti proces karnaval i zevendesimit te kryeinspektorit, pasi ata kane qene te zgjedhur qe te dy ne menyre konsensuale, dhe pra zor se do te ofronin ate vasalitet e bindje te verber per te cilen oligarkia e Rilindjes kishte shume nevoje.
Perse po i hiqni me kete projekt-ligj kompetencen per te bere propozimin e kandidaturave per kryeinspektor te ILKDP-se, presidentit? E thjeshte fare, sepse personi qe aktualisht eshte president i Republikes nuk eshte as ortak e as vasal i juaji. Po te qe i tille, as nuk do kishit marre ate mundim te madh per te shkarkuar shpejt e ne shkelje te hapur te vete kushtetutes, Kryeinspektorin dhe as te sillni sot djallezisht ndryshimet ne ligj, per te shmangur nderhyrjen e Presidentit ne kete proces zgjedhjeje. Them djallezisht, se ju vete e kuptoni qe Gjykata Kushtetuese qe po shqyrton shkarkimin, por dhe emerimin nga ana juaj te Kryeinspektorit ka shume gjasa ta rrezoje si te paligjshem ate veprim. Per kete aresye nxitoni ta miratoni sot kete ligj, pa dale ende vendimi i kesaj Gjykate.
Te pasurit e nje maxhorance sunduese votash ne Kuvend ju ka bere arrogante e arbitrare, te mos kini fare ngurim te anashkaloni Kushtetuten, apo te shperfillni haptazi Gjykaten Kushtetuese.
Per analogji motivi e veprimi, Presidentit te Republikes me nje pligj tjeter po i hiqni dhe disa kompetenca qe ai i ka patur historikisht, si Komandant i Pegjithshem i forcave te
Armatosura dhe ia kaloni ato Kryeministrit. Valle kjo behet sepse kishte nje nevoje te artikuluar prej kohesh te nje reforme ne hierarkine e komandimit te Forcave tona te Armatosura? Apo se z. Rama ndjen nevojen e frymezimin per te emeruar gjenerale, apo per te drejtuar manovrat ushtarake ne kohe paqeje! Marrja e disa kompetencave prej Presidentit eshte thjesht si nje dekor, per te mbuluar pikerisht kompetencen qe i duhej realisht oligarkise se re, pra miratimin e planit te shperndarjes se Forcave te Armatosura, qe do te thote kontrollin faktik te menaxhimit te pronave te ushtrise ne nje cikel te mbyllur, brenda per brenda qeverise
Republika jone po e vuan kete sulmim te institucioneve kushtetuese, per te vetmen arsye se President i saj eshte sot z. Nishani, nje ish politikan i PD-se, prandaj atij i duhet marre cdo kompetence filtruese apo kontrolluese, qe ka me kushtetute ndaj ekzekutivit. Ne nje rrethane tjeter, sikur te supozonim se neser do te donte z. Meta te behej President, ne Kuvend po ju do te sillnit me vrap ligje per te rivendosur, apo shtuar madje kompetencat presidenciale, pasi ai eshte ortaku juaj politik. S’ka asnje qeder se keshtu ne do te behemi Republika e Gajdes, qe fryhet e shfryhet sipas orekseve tuaja.
Pra, qellimi per te cilin maxhoranca e ka sjelle sot kete projektligj eshte se pari e mbi te gjitha, qe te legalizoje mes votes se Kuvendit proceduren e re te emerimit te Kryeinspektorit te ILKDP-se, perpara se Gjykata Kushtetuese te jape vendimin ne lidhje me shkarkimin e emerimin e tij, te bere para pak muajsh prej jush. Dhe per t’ia shitur ne menyre mashtruese qellimin e vertete publikut, por dhe nderkombetareve, sillet dhe nje pakete bashkeshoqeruese ndryshimesh ne ligjin ekzistues. Argumenti per keto ndryshime “teper te nevojshme” eshte “qendisur” ne relacionin e projekt-ligjit, si domosdoshmeria per ta bere sa me efektive luften kunder korrupsionit te politikaneve e zyrtareve te larte. Per kete qellim, filtri i kontrollit te pasurive te tyre, sipas ndryshimeve te propozuara behet aq i forte, sa as mushkonja s’mund te kaloje tashme permes tij.
Por nuk do shume mend nga kushdo per te kuptuar, se kur vete ekzekutivi qe eshte subjekt i ketij kontrolli ka zaptuar vullnetin e ketij inspektiorati, me pas, pa siklet fare, mes filtrit te tij mund te kaloje jo vetem mushkonja, por dhe avionet e transportit te shpejte e te lire te narkotikeve.
Rreth 10 vjet me pare, merrja pjese ne nje konference nderkombetare me teme: “Kapja e shtetit dhe korrupsioni ne demokracite e reja postkomuniste”. Pati mjaft analiza e fjalime te bukura, realiste apo dhe thjesht predikuese. Befas gati ne mbarim te konferences, merr fjalen nje ekspert me nje mandat modest perfaqesimi, dhe leshon nje konkluzion qe ju nxorri gjumin te gjithe pjesmaresve. Konkretisht ai tha: “lufta kunder korrupsionit (ne menyren se si zhvillohet ne shume prej ketyre vendeve) po i kushton me shume shoqerise se sa korrupsioni vete”. Sigurisht qe ky qe nje konkluzion qe ne momentin e pare la te hutuar e ndoshta te revoltuar kedo qe e degjoi. Por pas degjimit me vemendje te argumentimeve, nuk ishte e lehte ta hidhje poshte kete konkluzion. Ne demokracite e reja, ku bejme pjese dhe ne, ku pushteti priret te behet prone e oligarkise se re politike por jo vetem politike, ndodh ne menyre te pashmangshme qe nen flamujt e kryqezates antikorrupsion te prodhohet nje korrupsion edhe me i madh. Madje i mbrojtur nepermjet ligjeve dhe modelit institucional. Perqasja mendore e luftes kunder korrupsionit ne kete model te shtetit parademokratik e oligarkik bazohet ne keto arsyetime instiktive te trupes pushtetmbajtese:
– Korrupsion i vertete (dhe pra i denueshem) eshte vetem ai nga i cili ne nuk perfitojme gje.
– Korrupsioni eshte nje lloj virusi qe prek vetem kundershtarin tone politik.
-Antikorrupsioni eshte arma me e mire politike per te vrare kundershtarin.
– Qe te qetesosh nderkombetaret e te genjesh bukur publikun tend, bej ligje sa me te forta kunder korrupsionit e reklamoi ato fuqishem.
Dhe s’duhet te na cudise fare konsta
timi tjeter qe tregon se “cuditerisht” ato vende qe kane dhe nivelet me te larta te korrupsionit, kane ne te njejten kohe dhe ligjet me te sofistikuara e me te ashpra antikorrupsion. Konkretisht dhe ligjet tona, si mbi konfliktin e interesit te zyrtarve publike, ashtu dhe ai mbi deklarimin e pasurive te tyre, qe ne variantet e para te miratuara (ne 2003 e 2004) ishin nga ligjet me te forta e me te ashpra ne te gjithe Europen.
S’kam fare medyshje te besoj, se si me ndryshimet e forta qe po beni ne kete ligj, po ashtu dhe me ligjet e tjera qe po gatuani me nxitim, si pjese e paketes rilindase te antikorrupsionit, ju s’do te kini me asnje veshtiresi qe dhe antaret e Cetes se Profeteve te mund t’i shpallni si hajdute, kur t’jua doje interesi dhe intriga politike. Pa korrupsionit te vertete, qe eshte kryer apo qe po kryhet sot, apo atij qe do vije ne kreshendo prej arbitrarizmit te oligarkise suaj, juve thjesht do t’i hidhni persiper pergamenen e shenjte te Kodit moral te Rilindjes.
Nderkohe qe ju do mbuloni e siguroni veten e klientelen tuaj, qytetarin e shoqerine po e lini zbuluar e pa mbrojtje perballe krimit, qe vec po inkurajohet me shume, sa here qe ju godisni politikisht institucionet e shtetit dhe drejtesine. Para se te shisni sot kete projektligj si nje komponent te rendesishem te luftes kunder krimit e korrupsionit, mundohuni te beni dicka me te lehte, frenoni doren ne emerimet ne ato zyra te shtetit ku leviz paraja publike, te individeve me cv te pasur me “diploma” per mashtrim , vjedhje apo trafikim.
Zoterinj te maxhorances, tere zinxhiri i veprimeve arrogante qe kini ndermarre qe nga ardhja juaj ne pushtet, perben vetem nje goditje te verber ndaj Republikes parlamentare, modelit te shtetit qe zgjodhem qe ne 1991. Gjithcka qe ju po beni, tej retorikes se mashtrimit, ka nje dhe vetem nje qellim, uzurpimin sa me te shpejte te te gjitha pushteteve kushtetuese, derrmimin e te gjitha mekanizmave qe sigurojne kontrollin dhe ballancimin e pushteteve, ne ushtrimin e funksioneve te tyre. Ju po synoni, me lakmi te shfrenuar, te gllaberoni shume e me shume pushtet sec ju dha elektorati me voten e tij.
Te dehur nga fuqia qe ju jep vetem vota e madhe ne kuvend, silleni si te verber e te shurdher per te mundur te degjoni nje kujtese qe i vjen kujtdo nga historia, e shkuar apo e re, e jona apo e te tjereve, se momenti kur i dorezohesh joshjesh per pushtet maksimal dhe absolut, eshte pikerisht momenti kur politikani ka gelltitur bashke me pushtetin, edhe virusin qe do te ndeshkoje rende makuterine e tij.
Me kete zell te papermbajtur per te goditur integritetin dhe pavaresine e institucioneve kushtetuese, ju po vrisni Republiken Parlamentare, te paren republike demokratike te shqiptareve.
Nuk ju mbetet vec te beni dhe nje akt ceremonial te ligjerimit formal te qellimit tuaj, ta shpallni Shqiperine me votat e po ketij Kuvendi nje Republike Konsullore, ku dy bashke-konsujt do te jene Rama dhe Meta. Por te pakten, kini kujdesin te kujtoheni se kur konsujve iu hypi oreksi per t’u bere Cezar, vrane jo vetem tjetrin, por dhe republiken. Dhe e dime te gjithe se si perfundoi edhe vete Cezari.