Fjala e deputetes së Partisë Demokratike Jozefina Topalli në Parlament.
Kjo seancë e sotme duket si një seance neo prehistorike. Do kishte qenë e paimagjinueshme pak kohë më parë, që pas 8 muajsh kur në një qeverisje të re, në këtë sallë duhet të kishim reforma të tregut të punës për të plotësuar premtimin e 300 mijë vendeve të reja të punës. Ku në këtë sallë ne duhej të merreshim me reforma fiskale për të lehtësuar biznesin, ku në këtë seancë dhe në këtë sallë ne duhej të merreshim me reforma për të rritur eksportet, për të rritur investimet, për të rritur pensionet, për të rritë rrogat dhe këtu ndodh vetëm e kundërta, por një gjë është bërë në këto 8 muaj.
Ia keni vënë emrin “reforma”, çdo herë që kërkoni të merrni një institucion të ri thoni “po bëjmë reformë”. Keni filluar me AMA-n për të pronësuar një institucion të pavarur, për ta pasur nën kontrollin tuaj, keni vazhduar me ILDKP-në. Sot është finalizimi i marrjes nga kryeministri i Institucionit të Deklarimit të Parave dhe Pasurive. Keni filluar sulmin ndaj KLD-së, e quani reformë dhe kërkoni ta merrni. Keni ngritur dje një grup-kontrolli për SHISH-in, e padëgjuar ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit, e kërkoni edhe atë ta merrni, kërkoni të sundoni edhe Universitetet, keni filluar sulmet ndaj prokurorisë, e kërkoni edhe këtë me çdo kulm. E keni kthyer Parlamentin në një noter të qeverisë dhe më pas Parlamenti që merr kompetencat e Presidentit. Nuk guxoni ta shkarkoni edhe Presidentin, por keni menduar një mënyrë më djallëzore. Ai President do të qëndrojë në atë karrike sipas jush, por do ja merrni një nga një të gjitha kompetencat. Kjo e sotshmja është njëra, projekti i ardhshëm është marrja e gradave të gjeneralëve, pastaj është marrja e kompetencës së Presidentit të planit të shpërndarjes, ndërkohë që ministrja dhe kryeministri i kanë marrë, pavarësisht se i është rrëzuar e drejta e dekretit për të shkarkuar gjeneralë sipas Kushtetutës dhe Ligjit. Ndaj thamë se kjo e sotshmja ngjason si një seancë prehistorike, që duhet të kthehemi minimalisht tek Monteskie-ja, i cili si tezë fondamentale të tij kishte: Është dhe mund të quhet e lirë vetëm ajo Kushtetutë në të cilën asnjë qeveritar nuk mund të abuzojë me pushtetin që i është besuar, por për të kontastruar një abuzim të tillë duhet që pushteti të ndalë pushtetin”, dmth që 3 pushtete themelore ti besohen duarve të ndryshme në mënyrë që secili prej tyre të mund të ndalojë tjetrin që të dalë nga orbita e limiteve të tyre dhe të degjenorjnë në tirani. Bashkimi i këtyre pushteteve në të njëjtat duar, siç po ndodh sot brenda 8 muajsh qofshin këto edhe të popullit apo në duart e despotit, do të anulonte lirinë, sepse do të anulonte atë balancë të pushteteve që përbën të vetmen garanci kushtetuese mbi të cilën qëndron liria efektive. Një sovranitet i pandarë, i paekuilibruar dhe i pakufishëm është gjithnjë tiranike, thoshte Monteskie. E çfarë bën kjo, që aktualizohet edhe në këtë seancë plenare por që në fakt puntatë pas puntate po ndodh prej 8 muajsh. E para, ju deligjitimon ju si mazhorancë, deligjitimon kryeministrin, deligjitimon kryetarin e Parlamentit, deligjitimon të gjithë institucionet shtetërore që nga Sant Agostini në veprën e tij “De civitate dei”, ai shtroi problemin e legjitimitetit. Në dialogun mes Aleksandrit dhe piratit, vihet në dukje se nuk ka diferencë mes pushtetit (regjimit) të një mbreti despot – që qeveris (sundon) një vend – dhe pushtetit të një kapiteni pirat, që qeveris mbi anijen e tij të vogël! Është fjala për një diferencë të thjeshtë GRADE! Dhe atëherë çfarë janë regjimet përveçse banda hajdutësh?”. Charles Wright Mills nënvizon se ka një konkordancë të fortë interesash mes ekonomisë, politikës dhe medias! Sipas tij konvergjenza e këtyre interesave bën që pushteti politik vetëm formalisht është demokratik, ndërsa realisht është oligarkik në mënyrë rigjide !
Lidhja ekonomike që krijohet mes politikanëve, që i nënshtrohen financuesve të pasur për të marrë apo për të ruajtur një karrige publike, blerja e hapësirave televizive apo koncesionet televizive përfaqësueve të grupeve financiare për ti futur në vendimarje si investim për tu shpërblyer rëndësishëm më vonë, është një lloj ”dipendenze e neveritshme” për të përdorur një eufemizëm shumë gjeneroze! Lidhje të tilla klientare janë të rrezikshme!
Luigji i 14 ishte me të vërtetë i madh konfirmojnë historianët. Mbi të gjitha nëse mendojmë për aftësitë që ai kishte për të teatralizuar pushtetin e tij, aq sa për ta shndërruar në një instrument gjenial të komunikimit politik gjë që ne e shohim që në 9 të mëngjesit nga kryeministri juaj. Vetë Luigji i 14 kishte pasur në krah njerës të fuqishëm si kardinalin Rishelje i cili arriti të ushtrojë pushtet edhe më shumë se sa sovrani. Politika e Macarinos me moton më shumë taksa për të gjithë solli revolëtn e disa parlamentarëve parizien që manifestonin zemërimin e tyre me goditje katapultash, (prej këtu e mori emrin edhe lëvizja), duke detyruar oborrin që të merrte arratinë e të largohej nga Parisi. Në rrugën drejt përplasjes me Mazarinon dhe sovranin e ri në moshë ishin këtë herë fisnikët, për të cilët Luigji kishte një opinion shumë të keq: “Defekti i fisnikërisë është se është e mbushur me uzurpatorë… me tituj që i kanë marrë me para dhe jo me meritë”, shkruajnë historianët. “Ballet de la Nuit” të vitit 1653 ishte rikthyer qetësia, por djaloshi mbret kishte tashmë vetëm një gjë në mendje: të merrte në duar frerët e mbretërisë dhe të vendoste vetë. Por mes të thënës dhe të bërës ishte gjithmonë në mes një njeri i rëndë. Më pas sovrani iu dedikua ushtrisë, duke ia besuar riorganizimin e saj të birit të markezit. “Dallimi i madh me politikën e të kaluarës”, shpjegon historiani, “qëndronte në faktin që në këtë proces të përqendrimit të pushtetit Luigji (të cilit jo më kot i atribuohet fraza “shteti jam unë”) ishte me të vërtetë në qendër të gjithçkaje. Veç të tjerash, si aktor i sprovuar që ishte, mbreti argëtohej duke favorizuar një herë njërin dhe një herë tjetrin nga bashkëpunëtorët e tij, duke ruajtur kështu në mënyrë të palëkundur qendrën e pushtetit. Nga ana tjetër, mendoi Luigji, nëse Dielli ndodhej në qendër të universit (kështu besohej në atë kohë) ai do të duhej të qëndronte në qendër të mbretërisë, me të gjithë planetët e tjerë (të parët fisnikët) që vinin në orbitë përreth tij.
Në origjinë të Versajës ishte një arsyetim i thjeshtë: Nëse aristokratët dhe eksponentët e qeverisë do të kishin kaluar ditët e tyre nën vështrimin plot vigjilencë të mbretit atëherë nuk do të kishin më rast që të komplotonin kundër tij. Pra, me një gur vriste dy zogj. Në qytet mbeti Parlamenti, të cilit në vitin 1673 iu hoq “e drejta e ankesës”, apo më saktë e drejta për t’iu kundërvënë dekreteve të mbretit, duke zhveshur nga çdo lloj rëndësie Parlamentin. Sa u përket oborrtarëve, ata i priste një stil jetese i privilegjuar dhe luksoz, i mbushur me festa mondane të çdo lloji. Për t’i dhënë edhe më shumë luks imazhit të tij, Luigji u rrethua nga grupe artistësh, të gjithë të gatshëm për ta mbushur atë me portrete e piktura në të cilat shpesh herë paraqitej si një lloj hyjnie. Një prej veçantive të monarkisë franceze ishte ajo e zhdukjes së çdo ll
oj dallimi mes privates dhe publikes, duke e shndërruar çdo lloj aktiviteti, edhe ndër më intimët, në një ngjarje.
Për të krijuar një ide do të mjaftonte të merrje pjesë në ritualin e përditshëm të “Lever du Roi”, rizgjimi i mbretit. Ja se si funksiononte: zgjimin e bënte një shërbëtor që flinte tek këmba e krevatit, ndërkohë që kuzhinierët më të mirë të mbretërisë i futeshin punës për të përgatitur mëngjesin dhe, duke qenë se “spektakli” ishte publik, lejoheshin që të hynin në dhomë disa prej pjesëtarëve të autorizuar të oborrit. Mes tyre ishin shambellani i madh dhe kamerieri i parë, që i sillte këpucë dhe veshje sovranit, i cili në atë pikë ngrihej në këmbë dhe atij i afrohej garderobieri i parë, i cili me ndihmën e një shërbëtori kishte detyrën t’i hiqte këmishën e natës dhe ta vishte. Të gjithë këto u ishin ngarkuar fisnikëve, të transformuar në këtë mënyrë në maxhordomë të thjeshtë, shpjegon historiani. Rizgjimi ishte vetëm njëri prej momenteve të shumtë të ditës të dominuar nga etiketa: çdo gjest i sovranit shoqërohej në fakt nga një ritual dhe marrja pjesë konsiderohej një privilegj. Ai që po formohej ishte në fakt parimi i a deo rex, a rege rex (“nga perëndia vjen Mbreti, nga Mbreti vjen ligji”).
Të dashur miq, e dini se cilki është dallimi në fund. Përveç se këta nuk janë as parizien, as francezë, por modeli është vetëm ai i mbretit diell. Mbajeni kamarier I parë, maxhordom, dhe shambellani.