Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi, denoncon vendosjen ne zyrën më të rëndësishme të Sarandës të personit të akuzuar dhe të dënuar për vjedhjen e spitalit anglez
Çdo ditë, po zbulohen margaritarët e rilindjes.
Është e qartë se ka një rregull për t’u bërë drejtor me Edi Ramën.
Çdo i dënuar nga drejtësia për trafik droge, për vjedhje, për shpërdorim detyre, është i preferuari i Kryeministrit për të drejtuar zyrat e rëndësishme të shtetit.
Edi Rama ka emëruar Drejtor të Tatimeve të Sarandës, Alket Qendron, i akuzuar për vjedhjen e spitalit anglez, dhe i dënuar nga Gjykata në vitin 2000.
I akuzuari për vjedhje dhe i dënuar nga Gjykata, është shpërblyer tashmë me drejtimin e zyrës më të rëndësishme të rrethit të Sarandës.
Kumbari politik i të dënuarit, dhe Kryeministri që e ka emëruar, këtë model kanë për tatimet, për shtetin.
Kjo është meritokracia e Edi Ramës, ky është kodi i tij etik.