Zoti kryetar, 

Droga dhe narkotrafiku ka mberthyer vendin dhe eshte duke u kthyer ne nje fenomen jashtezakonisht shqetesues per Shqiperine‎. Ajo ka pushtuar sot token, deti dhe ka arritur kulmin e vet, ajrin sic u faktua edhe nga ngjarja e rende e Divjakes dhe po faktohet nga mediat nderkombetare cdo dite. 

 

 

Trafikantet nuk ndalen dhe krimi ka marre krahe, kur sheh sesi qeveria nuk len rast pa i dale ne mbrojtje cdo dite. Dje kur ishte ne opozite thoshte se e ka fajin qeveria, sot qe eshte ne pushtet thote e ka fajin opozita dhe e trajton si nje ceshtje inferiore e disa fshatereve qe po shesin prodhimin. Narkotrafiku  eshte shume me teper se kaq. 

Se pari, rritja e narkotrafikut, na prek te gjitheve ne, prinder qe kemi femije qe po rriten e shkojne ne shkolla. Ajo droge eshte e destinuar te shitet ne treg. Dhe tregu jane femijet tane ne shkolla, tregu jane femijet e te afermeve tane ne Itali, Greqi, Gjermani e kudo. Droga fiton miliona mbi viktimat qe prodhon, dhe viktimat e droges jane perdoruesit e tyre ne shkolla. 

Se dyti, rritja e narkotrafikut dhe qendrimi indifferent ndaj tij, se keshtu paska qene e keshtu do te jete, packa se sivjet qenka bere trafiku pak me I madh, shkateron perfundimisht edukimin e brezave me punen  e ndershme. Perse duhet te punoje dikush kamarier, apo ne ndertim, kur ato pak leke qe nxjerr ai ne nje vit, nje trafikant I nxjerr per nje ore? A nuk eshte me lehte qe te gjithe te merren me kete trafik? Ndaj dhe nuk eshte nje fshat por me dhjetra dhe qeveria mbyll syte.

Se treti, rritja e narkotrafikut shkateron imazhin e vendit dhe qytetareve shqiptare. Kush lexon sot mediat nderkombetare, tronditet dhe ul koken. Kurre me pare Shqiperia dhe kombi yne nuk eshte damkosur me keq sa sot nga njolla e tonelatave te droges, qe po pushton Europen. Nese ajo droge do ishte kapur ketu dhe nuk do ishte lejuar te ikte jashte, nese drejtuesit e doganeve, porteve dhe aeroprteve nuk do kishin mbyllur njerin sy dhe hapur te dy xhepat para narkotrafikanteve, do ia kishim kursyer kete njolle turpi imazhit te vendit. Nese kryeministri ne vend te fjalimeve patetike dhe sulmeve ndaj opozites do kishte marre pergjegjsite te siguronte kufijte e vendit (nese i interesonte), nuk do ishim atje ku faktekqesisht jemi sot per faj te tij.

Se katerti, ku ka një parcelë me drogë ka armë që e ruajnë, ku ka trafik droge ka njerëz të armatosur që e shoqërojnë, ku ka shkëmbim droge ka shkëmbim krimi, ka shkëmbim zjarri, ka drama, ka gjak, ka zi, ka shkatërrim për familjet, për mbarë shoqërinë. Atje ku shkon droga, shkon krimi, shkon dhuna, shkon gjaku, shkon mafia dhe pushteti i drogës, pushteti i te keqes. 

Se pesti (jo se fundi): Milionat e droges i paguajme te gjithe ne, qe trafikantet te blejne pasuri, pallate, jahte,  te blejne gjyqtare, prokurore te blejne politikane qe me parate e droges te blejne votat e qytetareve neser per dy leke dhe  marrin peng te ardhmen e vendit duke shkateruar perfundimisht demokracine.

Shume pyetje shqetesojne sot qytetaret shqiptare teksa kane degjuar ne, por dhe qeveritaret.

Perse qeveria e trajton si ceshtje inferiore dhe mbylli syte dhe u tall me qytetaret qe denoncuan avionet e droges nga jugu ne veri? 

Cilat ishin arsyet qe e kane shtyre kryeministrin dhe ministrat e tij qe ne krye te policise dhe pikave te kontrollit te vendosin njerez te cilet jane akuzuar per narkotrafik? Cfare kane keta me shume ne CV  e tyre, qe socilasite e demokrate te ndershem nuk e kane? Kush eshte pergjegjes per keta njerez te emeruar sipas sistemit te meritokracise se rilindjes se KM qe mbyllin njerin sy kur kalon tonelatat e droges per ne Itali e Greqi dhe hapin te dy xhepat per mbushur me parate e krimit dhe droges? Ku shkojne parate e droges?

Kush eshte pergjegjes qe per rastin e Divjakes njerezit e kryeministrit mbyllen syte ne aeroporte per identitetin e narkotrafikanteve dhe u munduan te fshehin organizatoret duke njoftuar prokurorine  me shume se 2 ore pas ngjarjes? 

A  ishte super aksion qeveritar ai i Divjakes , dhe a ishte qeveria ne krye te detyres, apo e verteta ishte se qeveria kapi nje avion dhe nje makine qe nuk ecen dot dhe ngelen ne reren e divjakes? 

Per kete qellim, PD ka kerkuar te kryeje nje hetim parlamentar per te bere te qarte publikut dhe qytetareve te verteten, ne drite te diellit cfare po ndodh me fenomenin e narkotrafikut.

Une e kuptoj se KM eshte shume I merzitur me opoziten qe nuk po mbyll syte e gojen  para trafikut dhe mafias, ndaj nuk len rast pa sulmuar e kercenuar opoziten e median qe qenkan e keqja e madhe  e ketij vendi.

Droga eshte e keqja e madhe  e ketj vendi. Krimi I organizuar eshte e keqja dhe problem me i madh  i ketij vendi.. Por  problem me I madh sic thoshte Regan, eshte qeveria.  

Nuk ka faj opozita pse drejtore policie, portesh dhe aeroportesh, doganash vendosen njerez qe kane lidhje te tyre me trafikantet. JO. Fajin e ka qeveria. Nuk ka faj as ata socialiste qe presin cdo mengjes tek dera e kryesise se parlamentit apo para selise se PS me CV ne dore, as deputetet e Ps qe nuk kane cfare ti bejne. Fajin e ka qeveria dhe kryeministri qe narkotrafikun e kane kthyer ne fenomen. 

E tani dy fjale per anen teknike sepse e di qe pas meje do marrin fjalen mbrojtesit e qeverise e do thone se mazhoranca ka nje KHP dhe do e kontrolloje vete qeverine dhe nuk ka nevoje ta kontrolloje opozita dhe se mqse nje episod ai Divjakes po hetohet nga prokuroroia nuk mund te hetoje parlamenti. 

Ka 5 vendime te GJK per KHP ne keto 12 vjet. Te pese vendimet e kesaj gjykate, bashke me nenin 77 te kushtetues perbejne padyshim kuadrin me te plote qe ne kemi pasur ndonjehere ne historine e jurisprudences per KHP. Por vendimi i fundit eshte leksioni me I mire dhe me I plote. 

I marre me nje shumice absolute, 9-0, si rralle ne historine e kesaj gjykate, I bazuar ne jurisprudence e gjykatave kushtetuese europiane, asaj te italise ne rastin e hetimit te mafias, dhe kryegjykates kushtetuuese do e quaja ate te Gjermanise, ky vendim jep disa definicione qe jane jashtezakonisht te rendesishme per te ardhmen e demokracise ne vend por dhe I japin pergjigjie pretendimit te mazhorances se do  e hetoje vete qeverine:

“në një sistem parlamentar nuk është detyra e shumicës parlamentare të monitorojë qeverinë/qeverisjen e vendit por e opozitës parlamentare…me nje mekanizem si hetimi parlamenter, i cili i është besuar jo për interesat e saj, por për interesat e shtetit demokratik” …se..në një rrepublike demokratike parlamentar nuk është shumica ajo që vëzhgon qeverisjen, por kjo konsiderohet tashmë si detyrë e opozitës. 

Kaq per KHP tuajin qe nuk lejoka komisionin tone.

Sa per episodin  e Divjakes qe po e heton prokuroria, eshte shume e qarte se prokuroria heton akuzat penale per Reformaton etje, KHP heton qeverine, per te nxjere te vertetat. Nuk po permend ketu vendimet e GJK italiane per KHP qe u ngriten atje per te hetuar rastet e mafias dhe krimit te organizuar edhe pse kishte nje hetim penal.  . 

Faktet implikojne dpd qeverine ne narkotrafik, nuk e kane fajin as qytetaret socialiste dhe as ata demokrate, nuk e kane fajin as deputetet socialiste dhe as ata demokrate, fajin e ka qeveria dhe dpd KM qe nga emerimet e dyshimta dhe deri fshehja dhe mburoja qe i ben krimit. 

Dhe keto fakte duhet te hetohen. Nese nuk keni gje per te fshehur, te ngrejme sot komisionin dhe te bejme transparent gjithshka sepse mbare qytetaret shqiptaret duan te dine te vertetat e narkotrafikut. Nese fshiheni pas votave ne parlament, do jene qytetaret ne cdo shesh qe do marrin fatet e vendit, per shkulur rrenjet e narkotrafikut qe mbyt vendin dhe te ardhmen e tij.