Fjala e saj në protestë
Përshëndetje
Une jam Sonja, jam maturante
Iu bashkova kësaj proteste sot se jam e shqetësuar për imazhin e vendit tim kohët e fundit e fundit.
Unë jetoj në Lezhë, një qytet i vogël dhe shumë i lidhur me turizmin.
Më gëzojnë vazhdimisht lajmet që kam dëgjuar për Shqipërinë, kur thuhej se jemi vend tërheqës, kemi plazhe të bukura, kemi kala të vjetra dhe parqe arkeologjike.
Por u bënë javë dhe muaj, që lajmet për Shqipërinë nuk janë të mira.
Drogë,
Drogë shqiptare,
Kanabis nga Shqipëria,
Shqipëria origjina e marijuanës.
Këto janë informacione të trishta për mua dhe për brezin tim.
Nuk dua që vendi ynë të identifikohet me drogën. Nuk dua që brezi im të dëgjojë cdo ditë lajme për drogë. Nuk dua që Shqipëria të cojë në Europë cdo ditë, drogë, drogë dhe vetëm drogë
Droga është mjerim.
Droga është krim.
Ndaleni këtë shkatërrim të Shqipërisë.
Unë jam me ju.