Fjala e saj përpara protestuesve dhe kryeministrisë
Unë jam Johana dhe studioj për Drejtësi
Si edhe për shumë prej jush në këtë shesh, prindërit e mi kanë sakrifikuar që të kem një shkollim të mirë.
Gjithmonë me vuajtje por me nder, familja ime ka treguar përkushtim ndaj edukimit tim, ndaj të ardhmes time.
Prindërit e mi, janë bërë kështu modeli im, frymëzimi im.
Unë i falenderoj ata, dhe gjithë prindërit e tjerë shqiptarë, për mundin e tyre.
Sot shumë të rinj, kalamenden shpesh në udhëkryqin e jetës, dhe zgjedhin modelin e gabuar.
Modeli më i keq, është ai i drogës.
Kemi një vërshim agresiv të drogës, nga cdo anë, në cdo cep.
Pasurim i shpejtë, largim i halleve me një dozë.
Jo miqtë e mi. Kjo është vetëm se paradhoma e një mjerimi të madh. E shkatërrimit të së ardhmes.
Asnjë vend dhe asnjë komb nuk ka lulëzuar nga droga, përkundrazi.
Trafikantët bëjnë gjithcka që të na sundojnë. Kanë lidhje të forta, bëjnë shantazhe, i mban qeveria dhe policia me hatër.
Por ne sot, po tregojmë se ata nuk mund dhe nuk do tia dalin.
Droga dhe trafikantët nuk do të na sundojnë.
Ne kemi zgjedhur tjetër rrugë.
Kemi zgjedhur Europën
Kemi zgjedhur Lirinë.
Kemi zgjedhur ligjin.
Dhe këtë drejtim do t’i japim edhe vendit tonë.
Këtë drejtim do t’i japim të ardhmes tonë.
Dhe unë kam besim tek Lulzim Basha, ndaj kam nderin ta ftoj tani përpara jush.