Fjala e tij përpara protestuesve dhe kryeministrisë
Përshëndetje
Jam Ledioni, studioj për drejtësi
Eshtë hera e parë që mbaj një fjalim para një publiku kaq të madh.
Dhe është ashtu sic e kisha dëshiruar gjithnjë.
Të mbledhur sëbashku, të rinj e të reja, burra e gra, pavarësisht ideve dhe bindjeve që ndajmë, për një kauzë madhore.
Rreziku që na kanoset nga droga.
Lajmet e kohëve të fundit tregojnë se ka një vërshim të drogës. Shifrat janë bërë të pamenaxhueshme dhe nuk mbahen mend.
Më kujtohet se është krejt e freskët se nga Shqipëria drejt italisë vetëm dy ditët e fundit u kapën 3 tonë drogë.
Imaxhinoni pak se sa drogë qarkullon në vendin tonë, sa drogë nuk kapet, sa drogë konsumohet poshtë pallateve në orët e vona të natës, nëpër bare, në stolat e lulishteve. Kjo është si ta legalizosh drogën, pa ligj. Si student i juridikut, kjo përpjekje më duket mjaft e rëndë dhe e papranueshme.
Po na imponohet jashtë vullnetit tonë një normë, e miratuar nga trafikantët që ata të pasurohen, dhe mesa duket kjo normë ka marrë dhe vulën e qeverisë.
Kjo është si vendosja e një regjimi të ri në vend, që ne nuk e kemi votuar.
Ne nuk mund ta lejojmë këtë.
Sot, teksa shoh këtë shesh, që nuk ia dalloj dot fundin nga pjesmarrja kaq masive dhe entuziaste, unë e kuptoj se kauza jonë është e fituar.
Ne jemi vendi i shqiponjave, jo i mushkonjave.
Ne do ta mundim kartelin e drogës
Ju faleminderit