Fjala e deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi në Kuvend

 

 

 

Zoti kryetar,

 

Java qe kaloi, ishte e mbushur me ngjarje te renda per demokracine, sigurine, kushtetutshmerine dhe te drejtat e njeriut ne vend duke  shenuar rekorde te reja te agresionit jo me vetem me fjale te opozites por duke urdheruar personalisht nga Edi Rama, goditjen fizike te deputeteve te opozites. 

 

Ngjarja e rende qe ka ndodhur ne kete parlament nuk eshte rastesore. Nuk eshte nje episod i rastit.

Ta themi qarte e ta shpjegojme shqip per qytetaret. U godit, sekretari grupit parlamentar te opozites, per nje arsye te vetme, sepse ai i thote ne sy Edi Rames te vertetat lidhur me narkotrafikun, dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar. 

 

Nuk eshte aspak nje ngjarje e rastesishme, por nje skenar i pergatitur me qellimin e  vetem per ti mbyllur gojen opozites qe akuzon kryeministrin si te lidhur me krimin e organizuar dhe narkotrafikun, dhe si peng i tyre, ate qe me guxim deputeti Strazimiri e ka bere ne kuvend. 

 

Ndaj dhe eshte personalisht pergjegjes Edi Rama per dhunen e urdheruar personalisht prej tij ndaj deputetit te opozites ketu ne parlament. Eshte pergjegjesi personale e Edi Rames sepse eshte ai qe mban pergjegjesi direkte per cdo veprim te cdo deputeti te ketij krahun ketej qe e ka sjelle parlament me listen e hartauar me doren e tij. Ndaj dhe ai mban pergjegjesi per cdo veprim te tyre, per cdo akt dhune te drejteperdrejte apo terthorte. Dhe nuk ka pike dyshimi se eshte ai urdheruesi i drejtperdrejte i nje akti te tille dhunues ndaj deputeteve te opozites. 

 

Halli i madh per te mbyllur gojen e deputeteve te opozites qe e sulmojne personalisht ate e shtyu ate te urdheroje agresionin fizik.  Helmi I forte I hakmarrjes per cdo deputet qe I thote te vertetat ne sy, nuk e lejne te fleje naten, derisa urdheron dhune fizike te drejteperdrejte ndaj atyre qe e I thone te vertetat per lidhjet e tij me narkotrafikun. 

Qytetaret e kane kuptuar se droga dhe narkotrafiku kane mberthyer vendin. Policia arrin te kape disa kg, ndersa nuk sheh sesi tonelata te tera droge kane pushtuar vendet fqinje, te cilet jane alarmuar jo vetem nga tonelatat qe kapen, por dhe mbi te gjitha sic thoshte prokurori antimafias kete jave ne tirane, nga ato tonelata qe nuk arrijne te kapen dhe shkojne ne destinacionin e krimit te organizuar.

Trafikantet nuk ndalen dhe krimi ka marre krahe, dhe kane aktivizuar te gjithe kanalet e vjetra jo rastesisht me ardhjen e Edi Rames ne pushtet.  Tonelatat e droges qe kapen apo nuk arrijne te kapen nga policite fqinje, kalojne nen hunden e zyrtareve te larte, te porteve doganave dhe aeroporteve, por ata mbyllin njerin sy dhe hapin te dy xhepat per te perftuar nje cope pasuri nga narkotrafiku. 

 

Dhe qytetaret e kuptojne se nuk presin ta shohin Edi Ramen ne media me ndonje pako droge ne dore qe te thone se ka pergjegjesi direkte. 

 

Ata e kuptojne ate qe thote opozita dhe deputetet e saj, se pergjegjesi direkte per ata qe jane ne porte dhe aeroporte qe shkelin syrin trafikanteve ka vetem Kryeministri, sepse ai personalisht personi qe i ka emeruar ne kete poste kyce. Dhe eshte po ai, qe iu shkel syrin ketyre zyrtareve kur kapet, 6 ton droge ne Gjermani, 4 ton droge ne Itali e Greqi, qe ka kaluar nga porti, nga ai zyrtari i Rames dhe ai nuk merr asnje mase.

Shqiptaret e kuptojne kaq gje, se pergjegjes kryesor per emerimin e drejtuesve te larte ne pikat e kalimit te kufirit ku trafikantet kalojne tonelatat e droges, eshte Edi Rama dhe eshte ai qe i ka zgjedhur ata me rekorde kriminale, te lidhur me narkotrafikun, dhe jane ata qe  kane aktivizuar kanalet e vjetra, sic tha prokurori antimafia para dy ditesh ketu. 

 

Si erdhen keta kaq rastesisht ne krye te vendit dhe te posteve, pervecse nje skenari te pergatitur dhe premtuar per te marre pushtetin dhe per ta perdorur ne interes te tyre, interest e narkotrafikut, per te bere para dhe per ti perdorur serish ne zgjedhjet e ardhshme, sic u faktua qarte dhe nga vete mediat afer tij se 40% e shqiptareve iu eshte blere vota. Dhe votat blihen me parate e droges, me parate e krimit, me parate e pista, te atyre qe kishin misionin e rilindjes se kanaleve te vjetra. 

 

Shqiptaret e pane me sy diten me diell, sesi narkotrafikantet ne mes te dites, ngarkonin dhe trasportonin drogen me avione, jo me avione mushkonjash, por me avione sportive, te modifikuar per transport droge, te pashqetesuar ne asnje moment nga shtetaret, ashtu sic thonin deshmimtaret, sic tha dhe opozita ketu, por fati I Rilindasve te kanaleve te vjetra, nuk e desh qe kete here tia hidhnin pa lagur sepse njerit iu prish rrota dhe tjetri ngeci ne rere. 

 

Ne jemi opozita e vendit, dhe populli na ka votuar te jemi e tille. Na ka ka votuar dhe kerkon qe te themi te verteten ne parlament, ti kerkojme llogari kryeministrit ne parlament, te bejme trasparent per qytetaret te verteten. 

Vetem nese jemi te vertete jemi te besueshem per qytetaret.  Gjithe shqiptaret e kane kuptuar lidhjen e Edi Rames me rilindjen e kanaleve te vjetra te narkotrafikut, ndaj dhe urdheroi nje jave me pare bllokimin e hetimit parlamentar te opozites, ne kundershtim te hapur me ligjin, ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit, ne kundershtim te hapur me vendimet e Gjykates Kushtetuese te vendit, te cilet ne sintoni te plote percaktojne te drejten e opozites qe te hetoje dhe beje trasparencen per qytetaret shqiptare, qe  ti kerkojne llogari qeverise per kete fenomen qe ka mberthyer vendin. 

 

Ndaj dhe ka urdheruar personalisht agresionin fizik ndaj deputeteve qe thane te verteten ketu ne parlament. Po cfar e detyron nje kryeminister te urdheroje personalisht nje aggression te tille? 

Vetem nje hall i madh e detyron.  Te mos  lejoje daljen e se vertetes ne syte e shqiptareve.  Te mos dalin pergjegjesite dhe lidhjet e tij personale me trafikun, me njerezit qe personalisht ka emeruar ne porte, dogana e aeroprte dhe qe jane investim personal i tij. 

Nuk i emeron askush tjeter pervec kryeministrit. Ndaj dhe urdheron agresionin ndaj deputeteve te opozites me skenare te pergatitur me pare. 

Ai eshte personalisht pergjegjes, sic eshte pergjegjes per Nertilen, Gerten, Veren, Artanin, Petritin, dhe 12 greviste te tjere, te cilet perfaqesojne 8.000 te hedhurit ne rruge nga Edi Rama.

Eshte pergjegjes personalisht sepse ata 8.000 jane hedhur ne rruge, i eshte hequr buka e gojes, nga akti personal i Edi Rames naten e 30 shtatorit te 2013 kur firmosi zhberjen e ligjit per nepunesit civil. E dinte me koshience te plote se akti qe po kryente ishte antikushtetues, por e beri per te hedhur ne rruge ata prinder, burra, gra, te rinj e te reja sepse duhej
ti lironte vendin atyre trafikanteve, njerezve me precedente penale qe ua kishte premtuar ne fushate, rilindasve te kanaleve te vjetra.

 

Eshte pergjegjes personalisht per firmen e hedhur qe ka shkaktuar viktima dhe vetvrasje familjaresh nga rasti i Korces para 1 muaji tek rasti i Lezhes para 2 ditesh,  qe te mbytur nga trishtimi i humbjes se vendit te punes, kane lene femijet dhe bashkeshorten rrugeve, dhe kane mbyllur syte pergjithmone.

 

Ndaj dhe eshte po kaq pergjegjes personalisht dhe ndaj atyre burrave, grave, ish te perndjekur politike qe nje vit me pare i premtoi se do ti paguante brenda vitit me nje kest te vetem te gjithe ata qe ishin gjalle mbi 70 vjec dhe te gjitha grave, dhe jo vetem qe i mashtroi personalisht, por nje jave me pare, urdheroi personalisht gjithe grupin e tij parlamentar te festonin madherishem diten kur Shqiperia hodhi themelet e diktatures me te eger komuniste ne vend. Diten kur Enver Hoxha, vendosi ta izolonte plotesisht vendin dhe te ekzekutonte, burgoste dhe internonte me shume se 21.000 burra e gra me firmen e tij personale. 

Ndaj dhe ata te perndjekur te cilet ndihen te mashtruar, te tradhetuar dhe tashme edhe te prekur ne gjakun e tyre dhe paardhesve te tyre, kane plotesisht te drejte te protestojne dhe te kerkojne personalisht pergjegjesine tek kryeministri dhe mazhoranca me te cilen qeveris.

 

Edi Rama eshte personalisht pergjegjes, por nese mendon se duke sulmuar opoziten dhe deputetet e saj do tu mbyllesh gojen, e ke gabim. Sepse nese nje fije floku do ti preket deputeteve te opozites, pergjegjesine personale e ke ti dhe do kerkohet personalisht tek ty.

Nese mendon se duke kercenuar grevistet, do shtypesh zerin zerin e tyre e ke gabim sepse edhe nje fije floku po ju prek atyre burrave dhe grave ne greve,  po pesuan qofte edhe nje problem te vetem, pergjegjesine personale e ke ti dhe askush tjeter mbi toke.

 

Vendi dhe demokracia ndodhet ne udhekryq.  Kushtetuta,  siguria dhe te drejtat e qytetareve po shkelmohen pa meshire dhe vendin po e kap banditizmi i urdheruar dhe udhehequr personalisht nga kryeministri.

 

Po e coni opoziten ne cep te ringut dhe po ashtu po coni dhe qytetaret duke i lene pa rrugedalje. Jane dite te veshtira per shqiptaret,  por dijeni se me te veshtira do jene per qeverine tuaj sepse popullit po I shkon thika ne palce dhe   bashke me ne, opoziten e vendit do e keni perballe, ne kuvend, ne sheshe dhe kudo. Llogarine bejeni vete. 

 

Faleminderit