Fjala e ish-kryeministrit Berisha në Parlament mbi komisionin hetimor mbi emërimet në administratë

  

 

 

 

Zoti kryesues i seancës,

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

 

Të nderuar  qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, në të cilën një mazhorancë e ngërthyer, e kapur nga të gjitha anët, shkelmon përsëri sot një të drejtë themelore kushtetuese të opozitës, atë të formimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar problemin më tronditës, lidhjet e saj me krimin. Për të mos lejuar opozitën në misionin e saj të shenjtë që të kontrollojë mazhorancën, të bëjë transparecë para publikut. 

Zotit Majko, i cili bëri një shqyrtim të çështjes së komisioneve hetimore parlamentare i them këtu vetëm kaq, në një vit ju keni rrëzuar çdo nisëm me urdhër të Edi Ramës, çdo nisëm përveç njërës, atë për komisionet hetimore parlamentare. Opozita është e vërtetë që edhe mund ta teprojë, por kjo nuk është kurrë motiv për t’i dhunuar asaj të drejtën themelore kushtetuese. Opozita ka një seri të drejtash, por njërën e ka burimore kushtetuese, është e drejta e  komisionit hetimor parlamentar. Pse ndodh kjo? Pse Edi Rama nuk mund të pranojë kurrën e kurrës krijimin e komisionit hetimor për shqyrtimin e ligjshmërisë së emërimeve dhe lidhjeve me krimin. Sepse ka vetëm një arsye, ai është më i lidhur se kushdo tjetër në këtë sallë, se kushdo tjetër në politikën shqiptare me krimin dhe mafien e këtij vendi, sepse lidhjet e tij dhe njëherë dhe një mijë herë do ta them këtu janë lidhje me çdo grup madhor kriminal të vendit, me Bandën e “Rrugës së Kavajës”, “Bandën e  Lushnjës” kanë dalë regjistrimet tek Don Dollakun dhe me kompaninë e tij, me Hakmarrjen për Drejtësi, e cila i bënte ligjin kur ky ishte në Bashki dhe sot i bën ligjin në emërime, me bandën e Dritan Dajtit, me intimët e tij, që ka kilometra e kilometra biseda intime nga më të ndryshmet me ta. Këto janë të vërteta. Dhe ky njëri që erdhi me këtë histrori lidhjes në vend që të ndahej prej tyre dhe të kishte besim tek qytetarët shqiptarë, të kishte besim tek një mazhorancë, ky tre muaj para zgjedhjeve lëshoi kushtrimin; “të bashkohemi të gjithë qelbësirat kundër Sali Berishës” dhe turpëroi vendin duke krijuar aleancën e qelbësirave, e horrave, e vrasësve, e përdhunuesve, e trafikantëve, e pedofilëve, kundër kundërshtarit të vet. Ardhja e tij në pushtet nëpërmjet mashtrimeve të papërsëritshme ndonjëherë në Europë dhe blerjes së votes, siç ka zbuluar studimi i fundit i OKB me 48% të votive, solli së bashku me të vulgun, mafien, krimin në zyrat e shtetit. Dëgjoni reagimet. Në qarkun e Vlorës dje zëvendësohet një njëri Anesti Dhimojani, për të cilin në mënyrë absolute nuk ka shqiptar që mund të thotë një fjalë për keqbërje apo korrupsion dhe me kë zëvendësohet? Me një Sadrit, i cili është i njohur si një nga kryeskafistët e Vlorës dhe tani na del se Sadriti është i regjistruar dhe i denoncuar në shtypin italian si njëri që donte të rrëmbente vajzën e këtij apo atij … Po pse more me këtë nderohet Vlora?  Po ky është turpi më i madh. Po pse more nuk ka me qindra e mijëra socialist të Vlorës tjetër përveç këtij që i paguan Koços 100 mijë euro dhe blen postin për të marrë atë vend. Po si mund të damkosni në këtë mënyrë ju një qytet dhe pastaj të betoheni për Ismail Qemalin. Ç’ju lidh ju me Ismail Qemalin dhe Sadrit Danajn. Më thoni ju?  Nuk keni ju njerëz me integritet që ti vinit në Vlorë, dhe gjetët Sadritin. Ndaj Edi Rama nuk lejon kurrsesi komisionin hetimor parlamentar, sepse ka ngritur mafien, krimin në postet kyçe shtetërore, e cila Shqipërinë po e zhyt dhe po e rrokullis. Unë jua them se vendi po rrokulliset. Shihni, është fatkeqësi që nuk keni sy për të parë realitetin. Shkoni e takoni zgjedhësit tuaj, t’jua thonë ata se çfarë po ndodh në këtë vend. 

 

Ju thoni se ne po e teprojmë. More zotëri, por ne opozitë jemi, po ne do ta s’tër teprojmë sa herë ju të na bllokoni. Po. Sigurisht. Sa here të na bllokojë. Aji ka alergji nga fjala.

 

Zoti kryetar i seancës, në këtë platformë kam informuar shqiptarët dy muaj më parë, se policia ushtarake ka informuar instancat kryesore të shtetit që në tetor, për ulje të avionëve të drogës në Gjadër dhe u akuzova për mushkonja. Tani do t’ju lexoj shkresën. Me datën 30.10.2013 në drejtorinë e Policisë ka mbërritur shkresa nr 2049, e klasifikuar “Top Sekret”, dërguar nga Komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Xhevdet Zeneli. Sipas kësaj shkrese: Në muajin tetor 2013 në aerodromin e Gjadrit Lezhë, një avionin charter është ulur disa herë në pistë në data të ndryshme  dhe persona të paidentifikuar kanë furnizuar me karburant dhe drogë.

 

Atëherë kur unë thashë se ka pasur informacione, çfarë mu tha;- ka patur mushkonja.  Kur doli Riformato dhe na thonë tani se raporti certifikoi TIMS-in. TIMS-i i Shqipërisë është ratifikuar në mënyrën më të shkëlqyer kur janë hequr vizat  dhe pa certifikimin e TIMS-it vizat nuk hiqeshin kurrë, por ju atëherë luftonit kundër vizave. Po pse akuzoj unë Edi Ramën për Riformaton? Kush e kaloi atë nga TIMS! A e dini ju se dy ndrikullat e Edi Ramës në Aeroport, kanë kaluar kohë të gjata për kafenetë e zonës me Riformaton. A e dini ju se ndrikulla që dogji zyrën juridike për të fshehur dokumentet ishte në shoqëri konstatonte me Riformaton.

 

Ju zotërinj më thatë një ditë kur fola për kërkesën për t’ia marrë VIP-at, për ta kaluar Albkontrollin , kjo nuk është e vërtetë. A mund të më çosh pak e-malin të të dërgoj unë ty draftin që Arben Ahmeti ju dërgon pesë ministrive, e kam me protokoll të tij, dhe ku i thotë se duhet t’i hiqet Ministrisë së Jashtme  salloni i VIp-ave dhe ti kalojë Albkontrollit. Kujt ti kalojë Albkontrollit? Asaj që shoqëronte Riformaton në kafenetë. Prandaj dhe Edi Rama nuk do komisionet. Edi Rama e do sallonin e VIP-ave që Riformaton e tij të kalojë pa TIMS, të kalojnë kokainën heroinën jashtë çdo lloj kontrolli. Do të vendosë atë nën hyqmin e njerëzve të tij më të afërm.

 

Do të them dy fjalë.  Dje Komisioni Europian për të tretën herë  rekomandoi Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. E rekomandoi në vitin 2012, pasi Shqipëria plotësoi 12 prioritetet e caktuara prej tyre. 12 prioritetet. La tre ligjet që t’i votonte, të cilat nuk i votoi Edi Rama. U tha shqiptarëve se unë shkelmoj mbi statusin tuaj, shkelmoi mbi të ardhmen tuaj evropiane vetëm për qëllime të pushtetit tim. Këshilli i Ministrave në dhjetor të vitit 2012, bëri atë që nuk e bënë në dhjetor të vitit 2013, la një afat të dytë, marsin. Në mos grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të gjente forca atdhetarie dhe të votonte tre ligjet për t’i dhënë Shqipërisë statusin. Marsi iku, iku dhe prilli ligjet nuk u votuan dhe tatusi në mars as që u diskutua.  Ju që erdhët duke i rënë gjoksit bëheni qesharak. Në tetor përsëri Komisioni Europian rekomandoi pa asnjë kushte, statusin e vendit kandidat, pesë vende Europiane e kundërshtuan për shkak të Edi Ramës, sepse Edi Rama ishte njeriu që kishte bllokuar statusin e vendit kandidat, sepse nuk mund ti besohej një njeriu i cili përsëri mund ta përdorte atë për interesa personale. Sot nuk do të hyj të komentoj

asgjë, sepse unë jam absolutisht totalisht mbështetës i statusit, thirrja ime është për ato vende që akoma kanë hezitim se Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet tu jepet statusi. Sepse veçimi i tyre, pas 3 apo 4 rekomandimeve të komisionit nuk bind as shqiptarin  më të fundit se është një veprim i drejtë, sepse shqiptarët këto rekomandime nuk i kanë marrë pa merita por i kanë marrë duke bërë reforma, i kanë marrë me përpjekje shumë të mëdha dhe ata e meritojnë plotësisht. Ndaj dhe rezervat që mund të keni për një njeri nuk duhet t’i projektoni për një popull të tërë. Dhënia e statusit është fundi i fundit një moment afrimi më të madh me ju dhe një mundësi më e madhe për të ndikuar për mirë në të gjitha zhvillimet e këtij vendi. Dhënia e statusit është dhënia e një mundësie për shqiptarët që edhe ata të ecin në rrugin e demokracisë më të sigurte dhe në rrugën e prosperitetit. Dënoj qëndrimet e Edi Ramës si të pa përgjegjshme, që diku flet për Drejtori Shkolle dhe  diku tjetër thotë se ka edhe gomerë siç ka këtu ka edhe atje. Diku thotë se 99% e parlamentarëve  të këtyre vendeve nuk e kanë idenë se çfarë është statusi duke harruar se ata kanë votuar që të gjithë në seancë. Duke harruar se ata i kanë shumë të qarta se ne edhe stabilizim-asociimin, edhe statusin edhe negociata e etj. Ndaj ky zotëria të mbyllë gojën dhe të pëpriqet të lobojë me të gjithë forcën, të negociohet me vendet të cilat kanë akoma rezerva, tu kërkohet cilat janë kushtet  e tyre dhe tu zotohemi t’i plotësojmë. Se edhe kanë kushte. Sepse kur një kryeministër i një vendi shpall çështje më kryesore emigracionin për vendin e tij atëherë ne duhet të jemi të mirëkuptueshëm, ne duhet të japim të gjitha garancitë që do të marrim çdo masë për ta lehtësuar problemin e emigracionit shqiptar në vendin e tij. Nuk zgjidhet problemi duke thënë se edhe atje ka gomerë siç ka këtu, nuk zgjidhet problemi  duke u thënë se na i hidhni ndihmat si këpucët gjatë Luftës, duke përdorur tezën e Enver Hoxhës për të zvogëluar dhe asgjësuar rolin fondamental të tyre në luftën nacional-çlirimtare, të gjithë  partizanët u veshën u trajnuan me paratë e qeverisë së madhërisë së saj dhe qeverisë së SHBA, ndaj dhe të ndërpresë këtë retorikë absurde dhe të fillojë një lobim serioz për çka ne jemi të zotuar dhe angazhuar plotësisht.

 

Unë shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë ata punonjës të administrates me të cilën u kryen qindra e mijëra reforma, reforma që jetësuan Marrëveshjen e Stabilizim Ssocimit në Shqipëri, reforma që bënë Shqipërinë të anëtarësohet në NATO, reforma të cilat bënë të mundur që provimin e pyetësorit Shqipëria ta kalojë me dinjitet të plotë. Refroma të cilat bënë të mundur që Shqipëri të marrë vizat, reforma të cilat bënë të mundur qartë rekomandojnë tre herë Komisioni Europian statusin e vendit kandidat.  Kjo është meritë e juaja të dashur punonjës dhe punonjëse jo e atyre që shkelmojnë mbi ju, pavarësisht se sot jeni nxjerrë në rrugë me një rrugaçëri dhe jeni zëvendësuar me juntën, eksponentë të aleancës se qelbësirave. Po prap jeni me ballin lartë para fëmijëve tuaj, para vetes suaj se dhatë një kontribut heroik  në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt bashkimit Europian.

 

Ndërhyrje e ish-kryeministrit Berisha ne Parlament

 

Zoti bashkëkryetar, të cilin e enjtja e bën verem. A e dëgjuat në Shkodër se çfarë tha. “Java, -tha – ka edhe ditë të tjera përveç të enjtes”, po Kryetar Parlamenti që tregon alergji dhe veremoset nga dita e parlamentit në botë je vetëm ti.

Dhe veremosesh, sepse veremoset bashkëkryetari tjetër. Po! Absolutisht. Bashkëkryetari tjetër, i cili nxin me mungesën e tij në parlament. Nxin.

 

Tani zoti bashkëkryetar.

Kjo që ju ndodh me të vërtete është qesharake. Unë e them, ju nuk doni komisionin hetimor dhe ne do të mbrojmë të drejtën tonë, por ti mohoni opozitës një të drejtë kushtetuese dhe të bëni këtu diskutime shumë orëshe. Opozita në një fare mënyre është e detyruar të realizojë qëllimin e saj. Të realizojë qëllimin e saj në seancën ku ju doni ti shtypni të drejtën, por sa produktive është kjo për parlamentin? Duhet ta gjykoni në tërësi, sepse nëse ky parlament ka një armik, ka mazhorancën e sotme. Nëse mazhoranca është bërë verem nga ky parlament e ka bërë vetë veremin me qëndrimet që mban. Po çfarë ka këtu, se po shqyrtojmë. Po ç’ kuptim ka!

 

Doni more zotërinj të krijojmë komision për 2009, edhe për 2005  krijojeni, nuk ju thotë kush. Po pse ju doni të na bllokoni neve objektin  dhe të thoni të shtojmë edhe këto vite. Doni të merreni me të shkuarën! Ne nuk duam të merremi me të shkuarën, ne duam të merremi me të sotmen dhe të ardhmen, absolutisht ne do ta votojmë këtu komisionin që ju do të kërkoni. Doni ta bëni kështu siç po e bëni, bëjeni ne nuk mërzitemi nuk humbasim gjë. Edhe pse mërziten 2-3 vetë nga parlamenti populli e ndjek me kënaqësinë më të madhe.

Aleanca e atyre po gëlon çdo ditë. Dje, krye-skafistin e Vlorës, mbi të cilin rëndojnë mëkatet e Otrantos të imagjinueshme dhe ia njeh gjithë Vlora, e lartësuat në Kryetar Qarku, sepse Vlora më thotë mua se i ka dhënë Koços 100 mijë euro.

 

Lexoni gazetën “Shekulli”, sot e ka hap Koçoja gazetën me të, sepse i ka marrë paret atij.  Gazetat nga njëra ane e akuzojë dhe nuk ka mundur të refuzojë asnjë prej tyre, kurse Koço hap gazetën, sepse siç thotë Vlora i ka marrë 100 mijë euro.