U bënë sot 5 ditë që Kryeministri i vendit, Edi Rama vazhdon fundjavën e tij të gjatë turistike në Venecia.

Pasiguria e jetës është shtuar, ekonomia në rënie të përditshme, kriminelët hedhin vallen e drogës dhe kanë kapur administratën, ndërsa Edi Rama është prej 5 ditësh me pushime në Venecia.

I papërgjegjshmi kryeminister mban kumtesa për ngjyrat, por e ka zhytur vendin në krizë dhe në borxhe të panjohura më parë.

Paqendrueshmëria dhe shëndeti i tij mendor mund të kenë nevojë për bienale por vendi ka nevojë të qeveriset me përgjegjësi të plotë.

Edi Rama gjendet në Itali, aty ku kreu i tij i Këshillit të Qarkut të Vlorës ka marrë pjesë në rrëmbimin e një fëmije, dhe prej të mërkurës ai nuk thotë asnjë fjalë për këtë akt të paprecedentë të dorëzimit të shtetit në duar kriminale. I iku parlamentit, i iku opozitës, i iku opinionit publik. Por kjo është një ikje pa kthim. Kjo është në të vërtetë rënia e kryeministrit më të papërgjegjshëm që ka pasur ndonjëherë vendi dhe Partia Socialiste.


Deklarata e Koordinatores për Mediat në PD, Silvi Bardhi, 7 Qershor 2014