Gazetari: Mirëmbrëma dhe mirëserdhët në “30 minuta”! Për herë të parë emisioni “30 minuta” zhvendoset nga studio qëndrore e Vizion Plus, dhe unë për këtë e falënderoj që na mirëpriti në zyrën e tij ish-kryeministrin e Shqipërisë, njëherësh lideri historik të Partisë Demokratike z. Sali Berisha. Z. Berisha mirëmbrëma dhe faleminderit që pranuat ftesën për të folur në këtë intervistë për të folur për shumë çështje të ndjeshme për opinionin publik.

 

Ish-kryeministri Berisha: Mirëmbrëma Arsen, kënaqësia është e imja.

 

Gazetari: Faleminderit. Z. Berisha dëshiroj menjëherë ta nis këtë intervistë me një çështje shumë të ndjeshme përsa i përket të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Mediat ndërkombëtare po kryesisht ato çeke kanë folur në lidhje me një refuzim të mundshëm, apo një veto të mundshme të Çekisë në Këshillin Europian përsa i përket statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Sot disa vite pas aplikimit që qeveria juaj bëri për statusin e vendit kandidat pranë presidencës çeke, a pendoheni për atë veprim që kryet në atë kohë, a ishte i parakohshëm ai veprim?

 

Ish-kryeministri Berisha: Ishte absolutisht i kohëshëm. Natyrisht unë nuk mund të parashikoja që kreu i opozitës Edi Rama do të bënte gjithçka për të bllokuar statusin dhe do të bllokonte statusin me tre ligjet, para syve të çdo shqiptari dhe të çdo europiani. Fenomen ky që nuk ka ndodhur kurrë. Ai sot ankohet se pse po favorizoni vendet e tjera, po në vendet e tjera sado që kaluan problematika tmerrësisht të rënda, nuk patën një person si z. Rama që të mos votojë tre ligje në parlament. Pra, dorëzimi ishte në kohë, përkushtimi ishte i plotë dhe ne arritëm me reforma të marrim rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, kjo në vitin 2012.  Por u lanë tre kushte, tre ligjet. Ishin 12 kushte dhe u zbatuan të gjitha të tjerat, u la votimi i tre ligjeve për të cilat kishim rënë dakord.

 

Gazetari: Megjithatë sot jemi para një fakti të kryer kur Çekia kërcënon. Privatizimi i CEZ dështoi, a ka një përgjegjësi të qeverisë suaj z. Berisha?

 

Ish-kryeministri Berisha: Së pari unë nuk marr mediat për qeverinë. Unë personalisht mendoj se qeveria çeke nuk do të bllokojë dhe nuk ishte në grupin e pesë vendeve që bllokuan në dhjetor statusin e vendit kandidat. Mediat janë media dhe kanë të drejtë të shkruajnë.

 

Gazetari: Po thoni se nuk janë zëra të besueshëm?

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo absolutisht. Kjo është një çështje tregtare, për zgjidhjen e së cilës ekzistojnë të gjitha mekanizmat.

 

Gazetari: Kjo është një çështje e vështirë, CEZ është duke kërkuar arbitrazh rreth 200 milion euro?

 

Ish-kryeministri Berisha: Shqipëria ka një claim shumë herë më të madh, ndaj është arbitrazhi.

 

Gazetari: Ju si i keni parë negociatat që po zhvillon qeveria shqiptare?

 

Ish-kryeministri Berisha: Keni ju ndonjë informacion, kanë shqiptarët ndonjë informacion për këto negociata?

Di këtë! Që negociatat sot nga pala shqiptare kanë si eminencë gri personin, e cila ishte drejtoreshë juridike e CEZ. Kaq di. Po se deri ku kanë ecur, këta mbajnë dhe zbatojnë kodin e plotë të heshtjes. Pra ka claime të dy anshme, këto claime do të zgjidhen sipas rregullave tregtare që ekzistojnë.

 

Gazetari: Megjithatë z. Berisha nuk besoj se do ta kishit menduar se pikërisht Çekia do të kushtëzonte statusin e vendin kandidat. Edhe z. Fyle që është çek beson se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi edhe pse ju besoni se ai është serbofil.

 

Ish-kryeministri Berisha: Unë e atë analizë e kam bërë.

 

Gazetari:Keni ndryshuar mendim në lidhje me këtë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht jo, nuk kam ndryshuar.  Ajo analizë qëndronte edhe atëherë kur ai ishte dakord edhe në vitin 2012. Ajo analizë kishte arsye të tjera dhe unë i kam paraqitur faktet, nuk kam ndërmend të hyj tani në to. Kurse nuk mund të marrë mediat si të sigurta. Unë të sigurtë marrë burimet zyrtare të qeverisë Çeke, qeveri e cila në çdo kohë në 23 vite ka pasur vetëm vendime të favorshme për Shqipërinë.

 

Gazetari: Thoni që edhe kësaj herë do të jetë favor…

 

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht po. Qeveria çeke nuk qe një nga ato pesë qeveritë të cilat penguan statusin në dhjetor, që po merrej përsëri me rekomandimin e tetorit të vitit 2013, pra pa asnjë kusht në përputhje me reformat që kreu qeveria e Partisë Demokratike dhe koalicioni.

 

Gazetari: Për muaj të tërë opozita e drejtuar nga Partia Demokratike u angazhua në një betejë shumë të ashpër me qeverinë, qoftë në parlament por edhe në rrugë nëpërmjet protestave  për shkak të çështjes të narko-trafikut, ju mbështet edhe grevat e urisë të të larguarve nga puna dhe të përndjekurve politikë, por duket se mbërritja në Tiranë e Komisionerit Fyle dhe rekomandimit sërish  të statusit, Këshillit Europian, duket sikur i uli pak tonet e larta që kishte opozita. A ishte “po-ja” e KE një goditje për gjithë aksionin opozitar?

 

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht asnjë lidhje me këtë. Kjo as edhe një lidhje të vetme. Arsen, që ditën e parë të kalimit në opozitë, Partia Demokratike ka deklaruar mbështetjen pa kushte statusit të vendit kandidat, por kjo nuk do të thotë kurrë së pushuari se qënit opozitë.

 

Gazetari: Ia vështirësuar pak punën qeverisë në këto muaj?

 

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht jo, për statusin. Që të gjitha format që kemi përdorur ne, janë forma legjitime konstruktive të një demokracie. Ne nuk ndërmorrëm asnjëherë ato vendime të cilat me të vërtetë dëmtonin statusin, siç do të ishte bojkoti i parlamentit. Ne e bëmë të qartë ndonëse shkelmuan mbi të drejtën kushtetuese të opozitës, në mënyrë të përsëritur, ne jua thamë se nuk dalim nga parlamenti, sepse ajo e dëmtonte. Pse e dëmtonte ajo?  Sepse nuk kanë dëshirë të pranojnë, ose të të votojnë, kur je gjysëm parlamenti. Ne mund ta dëmtonin statusin në qoftë se do të bënim atë që thotë Edi Rama, nëse ne do të rreshtonim një listë reformash që kërkoheshin nga BE dhe do të thonim që jemi kundër tyre. Në këtë rast, vendet anëtare do të thon

in dale, sepse këtu njëra palë është pro dhe tjetra palë është kundër. Përkundrazi ne e bëmë të qartë që ne mbështesim pa kushte integrimin dhe ne përdorëm të  gjitha format legjitime, protestën, grevën, gjykatën, etj. Gjëra të cilat nderuan dhe nderojnë demokracinë.

 

Gazetari: Të njëjtën qasje që kishte opozita e z. Rama

dhe ju e akuzonit se i ndërmerrte ato veprime, se donte të bllokonte statusin. Pse nuk jemi në të njëjtin rast?

 

Ish-kryeministri Berisha: Shumë thjeshtë, sepse z. Rama filloi grevën e urisë për të zhbërë një vendim gjykate. Nuk ishte Partia Demokratike që pengonte numërimin e votave, e kisha deklaruar 100 herë se isha i gatshëm t’i numëroj një për një, por ishte gjykata e Shqipërisë që kishte vendosur të mos numërohen votat. Kurse këta këtu në grevën e urisë këta çfarë po kërkonin, zbatimin e vendimit të gjykatës, pra polet ishin krejtësisht të kundërta. As edhe një lidhje. Së dyti, Rama, para shqiptarëve dhe europianëve, bllokoi votimin e tre ligjeve, nga shkurti-marsi i vitit 2012 deri në maj të vitit 2013. Kjo është evidente këtë e kanë theksuar të gjithë personalitetet dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di.  E bëri këtë për të dëmtuar vendin dhe për të fituar vetë politikisht.

 

Gazetari: Do të doja të ndalesha tek njëra prej grevave të urisë, tek ajo e ish të përndjekurve politikë, që PD duket se e mbështeti pa rezerva ditët e fundit. Pyetja që të lind është sesa e sinqertë është një mbështetje e tillë, kur ne patëm një grevë urie gjatë qeverisjes suaj dhe për arsye që ju i keni shprehur nuk u morën në konsideratë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Pse po protestojnë këta?  Këta po protestojnë për premtimet e Edi Ramës. Nuk ke gjetur kurrë njëri dhe nuk do të mund të gjesh ndonjëherë të protestojë për premtime të Sali Berishës, sepse unë atë që premtoj atë e mbaj.

Gazetari: Për shpërblimin e burgut ka qenë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Po sipas llogarive do të behej brenda vitit 2017 dhe ne në vitin e kaluar dhamë 30 e ca milion dollarë për dëmshpërblim.

 

Gazetari: A mund të behej më shumë z. Berisha?

 

Ish-kryeministri Berisha: E para njëherë, ligji erdhi, e dinë botërisht, duke u modifikuar në mënyra nga më të mëdhatë. Së dyti, vendosëm një parim më të gjërin që ekziston për dëmshpërblimin. A mund të jepnim më shumë? Pa diskutim. Po ishin të skeduluar ama. Rama premtoi se do ta rrisë dëmshpërblimin në 27 euro, premtoi brenda 2 viteve do t’i dëmshpërbleje të përndjekurit, pra ai premtoi një axhendë tjetër për të marrë votën dhe këta kanë të drejtë plotësisht. Nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse premtimin e tij.

 

Gazetari: Nuk mendoni se qeveria është duke bërë mjaftueshëm për një shtresë që në fund të fundit edhe nuk e përfaqëson, pavarësisht se e ka premtim elektoral?

 

Ish-kryeministri Berisha: Unë mendon se një forcë politike serioze dhe e qytetëruar qëndron prapa premtimit elektoral dhe premtimi i saj elektoral, nuk po mbahet. Atë që bëri qeveria  që në vitin e parë shkurtoi me të paktën me 40% shumën e dëmshpërblimit të tyre, në një kohë kur rriti borxhin 250 % më shumë seç e kemi rritur në borxhin në tetë vite në pushtet.

 

Gazetari:  Komisioni hetimor që opozita e bojkotoi, e kam fjalën për atë të përdorimit infrastrukturës ushtarake për qëllimin e trafikimit të lëndëve narkotike, arriti në konkluzionin se trafik të lëndëve narkotike pati, por jo gjatë qeverisjes Rama, por gjatë qeverisjes suaj mes periudhës 2012-2013. Ju a keni pasur dijeni për këto të dhëna që nxjerr sot ky komision parlamentarë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Arsen, ata u bënë qesharak se në çdo akt komedie. Ata nuk paraqesin dot as edhe një shkresë, të nisur drejt ministrit, drejt kryeministrit, drejt Presidentit të Republikës për një fenomen të tillë.  Ata kanë gjetur një dëshmitar të rremë dhe mendojnë se, do të fusin në thes aeroplanin e Riformatos me një dëshmitarë të rremë. Kjo i bën edhe më përgjegjës për çka po ndodh sot në Shqipëri.

 

Gazetari: Pikërisht tek kjo, raporti thotë se Presidentit të Republikës i ka mbërritur informacion nga SHISH, jo tek ju, flas çfarë thotë raporti.

 

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht mashtrim.

 

Gazetari: As presidenti nuk ka pasur informacion?

 

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht mashtrim, as presidenti as ministri. Në radhë të parë në hierarkinë shtetërore, ai njoftim duhet t’i shkonte Ministrit të Mbrojtjes, duhet t’i shkonte Ministrit të Brendshëm detyrimisht, duhet t’i shkonte pastaj Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës.

 

Gazetari: Nuk besoni se janë neglizhuar informacionet që mbërrinin nga SHISH, pasi informacione ka pasur pavarësisht sesa të besueshëm kanë qenë?

 

Ish-kryeministri Berisha:  Kategorikisht jo. Të gjitha informacione në kokën e Eriseldës që transkripton zërat e brendshëm të Edi Ramës. Kaq.

 

Gazetari:  Pikërisht edhe për hir të këtij qëndrimi që ka sot opozita, do të kishte qenë më mirë q ëju të kishit qenë pjesë e këtij komisioni?

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo, ishte anti-kushtetues. Pse?  …

 

Gazetari: Qeveria iu përgjigj nje akuze të bërë në parlament nga ish ministri i mbrojtjes…

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo ishte antikushtetues, qeveria nuk pranoi hetimin tonë, se po të pranonte qeveria hetimin tonë, do të dilte që Riformato, ishte i preferuari i njerëzve më të afër të  z. Rama. Nuk pranoi qeveria hetimin tonë se do të dilte që TIMS-in, të cilin nuk e kalon as Presidenti pa u regjistruar, Riformato e kaloi nga njerëzit e z. Rama. Do të dilte se, z. Rama me zonjën Balluku po bëjnë gjithçka për të marrë VIP-in në funksion të trafikut, për ta transferuar nga Ministria e Jashtme, e cila nuk mund ta përdorë për trafik, nuk mund ta them këtë, por për ta kaluar në Autoritetin e zonjës Balluku, e ndrikullës.

 

Gazetari: Ndoshta nuk mund ta pranojë sepse organi i akuzës kishte nisur një hetim për këtë çështje?

 

Ish-kryeministri Berisha: Kush?

 

Gazetari:  Të paktën ky është pretendimi që ka sot mazhoranca, ndaj ne nuk bëmë një objekt tjetër të komisio

nit hetimor thotë mazhoranca?

 

Ish-kryeministri Berisha:  Pse ata atëherë meqë paskan dëshmitarin e rremë, pse nuk ia çuan prokurorisë?

 

Kushtetuta përcakton qartë që komisionet hetimorë ngrihen më këtë objekt, por Gjykata Kushtetuese që plotëson normat kushtetuese me vendimet e saj ka gjykuar se në Komisionet parlamentare është pakica që duhet të ketë shumicën.  Në fakt vetëm pakicat bëjnë sens, shumica nuk bën sens.

 

Gazetari: Edhe një pyetje të fundit të lidhur me këtë dhe do të vijojmë me të tjera. Çfarë do të bëjë opozita me ketë çështje, ju keni ngritur edhe një aleancë kundër trafikut të drogës, apo u mbyll kjo histori…

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo, absolutisht nuk u mbyll dhe droga përbën të gjitha problemet në këtë vend. Shqipëria e zhytur në drogë, nënkupton drogimin e fëmijëve tanë, nënkupton drogimin e të ardhmes së fëmijëve tanë, nënkupton eksprotin e helmit dhe të vdekjes për fëmijët e Europës, nënkupton marrjen e vendimmarrjes në të gjitha nivelet nga krimi dhe droga dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë më të rëndë për vendin sesa droga. Dhe po faktohet. Para dy muajve në këtë dhomë u thashë gazetarëve prisni se do të ketë nëndetëse.

 

Gazetari: Po a janë informacione të besueshme…

 

Ish-kryeministri Berisha: Ata kanë të gjitha mjetet në dorë, ata e nisën tani, nga Ekuadori, e nisën një çerek ton kokainë me destinacion Shqipërinë.

 

Gazetari: Që ministri tha nuk kishte destinacion Shqipërinë…

 

Ish-kryeministri Berisha: Ministri ishte në anën e trafikantëve me deklaratën e tij, sepse nuk e di nëse ka kompani “Rrapaj” në Francë, apo në Itali, nëse ne kemi eskportuar në këto dy vende. Ministri qëndron në anën e tyre. Problemi është këtu, meqë u kap çerek ton, herë tjetër zor se ata do të rrezikojnë me anije, do të nisin nëndetëse, sepse nëndetëset përdoren rëndom në transportin e kokainës.

 

Gazetari: Opozita si do të vijojë në lidhje me këtë çështje do të shohim të tjera protestë apo thjeshtë denoncime nga ana juaj?

 

Ish-kryeministri Berisha: Opozita do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për një Shqipëri pa drogë, për një Shqipëri ku luftohet me seriozitetin më të madh trafiku i drogës.

 

Gazetari:  Z. Berisha ditët e fundit Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati në një komision parlamentar, i ka kërkuar organit të akuzës të hetojë në lidhje me marrëveshjen e ujërave. Pse ju e konsideroni si një sulm ndaj opozitës?

 

Ish-kryeministri Berisha: Pas shembjes së pallatit Jon, kjo është iniciativa e dytë madhore e Edi Ramës për të bashkëpunuar me kundërshtarin politik. Kjo është një çmenduri e tij, i cili i dërrmuar në mënyrë të pariparueshme me humbjen që i ka dhënë Lulzim Basha si kryetar bashkie, ka tmerr përpalljen e tij me Lulzim Bashën. E di se është i humbur dhe tani përpiqet me çdo kushte dhe të gjitha mënyrat që ta dëmtojë. Po bëhet qesharak sa më s’ka.

 

Gazetari: Z. Bushati thotë se z. Basha është sot kryetar i opozitës, dje ishte në një pozicion ku firmosi atë marrëveshje …

 

Ish-kryeministri Berisha: Këta janë fatkeq për psikologjinë që ndajnë njëri me tjetrin. Z. Basha është kryetar i opozitës, ka vepruar në përputhje me ligjin, ka një vendim gjykate, sepse ndarja e detit është bërë në përputhje me traktatin e Montreux, metodën proporcionale, e cila përdoret në 96-98% të rasteve, Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur defekte në këtë metodë…

 

Gazetari: Është rasti i plotfuqisë Presidenti i Republikës…

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo, ajo nuk qëndron

 

Gazetari: Pse nuk qëndron?

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo, sepse ligji autorizon edhe kryeministrin për plotfuqi, dhe janë me dhjetëra raste, po të hyjmë në arkivë, që janë më dhjetëra e dhjetëra plotfuqi që nuk janë firmosur nga Presidenti i Republikës por janë firmosur nga kryeministri.

 

Gazetari: Dakord po pse duhej të anashkalohej presidenti në atë rast?

 

Ish-kryeministri Berisha: Çfarë do të sillte ajo! Sepse ligji i parashikon të dyja. Ligji parashikon plotfuqi edhe nga kryeministri dhe është zbatuar ligji.

 

Gazetari: Mos ishte një zgjidhje e shkurtër pikërisht edhe për hir të marrëdhënieve shpesh herë të ndera mes kryeministrit dhe presidentit apo s’ka lidhje?

 

Ish-kryeministri Berisha:  Unë nuk besoj që të mos ketë firmosur me dhjetëra herë Bamir Topi dokumente. Ka firmosur. Nuk ka qenë asnjë gjë e qëllimshme. Ajo nuk është një kusht.

 

Gazetari: Në fund të ditës, është shqetësuese për opozitës që organi i akuzës të hetojë, siç kërkon ministri i jashtëm?

 

Ish-kryeministri Berisha : Absolutisht, opozita është e vendosur…

 

Gazetari: A jeni të qetë ju si opozitë në lidhje me këtë hetim…

 

Ish-kryeministri Berisha: Ne jemi totalisht të qetë, madje po të më pyesësh mua unë nuk mund të them gjë tjetër veçse Rama dëshmoi se është nipi i Kolekës, është nipi i Spiros, e ka nxjerr për hundësh.

 

Gazetari: Mazhoranca është duke bërë e vetme një tjetër reformë të rëndësishme territoriale…

 

Ish-kryeministri Berisha: Është reforma elektorale…

 

Gazetari: Territoriale quhet…

 

Ish-kryeministri Berisha: Në fakt është elektorale

 

Gazetari: Po, ju nuk keni qenë pjesë e saj, keni vendosur ta bojkotoni deri në fund atë, shpesh herë kemi parë që përfaqësuesit ndërkombëtar në Tiranë kenë kërkuar që të ketë konsensus për këtë çështje dhe nuk është se nuk e kanë mbështetur mazhorancën në këtë reformë. Thirjet karshi jush kanë qenë të vazhdueshme.

 

Ish-kryeministri Berisha: Së pari, ne nuk jemi pjesë, sepse mazhoranca nuk pranoi atë rregull që
ka funksionuar 23 vjet rresht, për këto reforma, që janë bërë në bashkëpunim të plotë pozitë-opozitë me të drejtë vetoje dhe zotim se shumica nuk do të përdorë votat për të imponuar modelin. 

Gazetari: Ju dhanë veton..

 

Ish-kryeministri Berisha: S’ka asnjë vlerë ajo, është kot.. Së dyti, apriori nuk mund të ishim dakord me mostrën e tyre. Ata sjellin modele në të cilat ja largojnë me dhjetëra kilometra në mos më shumë shërbimin qytetarëve.

 

Së treti, modeli i tyre bazohet në mos njohjen e Shqipërisë, jo njohjen e Shqipërisë, me mos njohjen. Nuk kanë parasysh se Shqipëria në një drejtim është vendi i parë në Europë dhe në këtë drejtim është në lartësinë e saj. Është 608 metra e lartë dhe është 608 metra e lartë, sepse është vendi më malor, se ka kreshta, ka male të pafundme, jo se i ka më të larta. Pra, të hysh këtu dhe të përcaktosh komuna sa në Kosovë do të thotë  të marrësh shpatën për të prerë kreshtat e maleve, do të thotë të tallesh, do të thotë bëhesh një Don Kishot.

 

Gazetari: Pikërisht për këtë ju mund të kishit qenë pjesë e komisionit?

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo, pikërisht për këtë ne do të ishim pjesë e komisionit, por ajo mundësi nuk na u dha, sepse duhej ai format, ai dokument që ka ekzistuar 22 vjet rresht.

 

Gazetari: Komisioni është duke shkuar drejt fundit, korriku ndoshta do të ketë rezultatin përfundimtar, a ju shqetëson në aspektin elektoral juve si opozitë kjo reformë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Kjo reformë ka vetëm një qëllim atë elektoral, por kjo reformë mbeti në klasë pa u sosur. Se kjo reformë nuk preku dot qarqet. Reforma nisi për qarqet.  Nëse bëjnë sallatë le të bëjnë. Ata edhe sallatë mund të bëjnë por ajo nuk ka vlerë.

 

Gazetari: Mendoni se do të ketë ndikim në zgjedhjet e 2015?

 

Ish-kryeministri Berisha: Ne jemi të bindur se kjo është reformë elektorale.

 

Gazetari: Ju vazhdoni të jeni po aq aktiv në politikë, në parlament, me po të njëjtin intensitet nganjëherë edhe me shumë se kur ishit kryetar i mazhorancës. Nganjëherë jepni përshtypjen se jeni penduar për atë dorëheqje që dhatë në selinë e PD. Jeni penduar? Nëse do të ktheheshit në atë kohë do të bënit të njëjtin veprim?

 

Ish-kryeministri Berisha:  Absolutisht të njëjtin veprim dhe as për një sekondë, e vetmja gjë që nuk më ka shkuar ndër mend pendesa për veprimin që kam bërë. Kurse aktiv, pa diskutim. Unë jam njëri politik dhe nga mëngjesi deri në darkë jetoj me politikë. Parlamenti, ndër të gjitha institucionet, është sheshi kryesor i politikës. Pse? Sepse parlamenti ka përballje. Kudo bëhet politikë, kudo vendoset në institucionet e tjera, po askund nuk është përballja ku qytetari ka shansin dhe mundësinë të dëgjojë dy alternativa. Në këtë kontekst, parlamenti, po të kthemi që në ditët e para që kam vënë këmbën në të, në vitin ’9, e deri më sot, unë kam patur vëmendjen më kryesore në parlament. Ju mund të merrni të dhënat e diskutimeve.  Unë isha kryeministër kur dola se isha deputeti që kisha diskutuar më shumë në parlament.

 

Gazetari: Kjo është pak por e sigurt. Z.Berisha si po përformon z. Basha si lider i PD?

 

Ish-kryeministri Berisha: Unë mendon se Basha si lider i opozitës në këta muaj, po e udhëheq Partinë Demokratike, ka përcaktuar një linjë të ndryshme, të re.

 

Gazetari: Të ndryshme nga ju?

 

Ish-kryeministri Berisha: Sigurisht, pa diskutim

 

Gazetari: Edhe pse zërat flasin se jeni në të njëjtën linjë në fakt…

 

Ish-kryeministri Berisha: Në fakt, ne diskutojmë, por linja është e kryetarit dhe jo e imja, sepse unë nuk jam kryetar dhe çdo gjë mund të thotë kush, por kryetar nuk jam. Mendoj se po ecet drjet një procesi të analizës dhe ripërtëritjes së PD, zgjedhjeve…

 

Gazetari: Po bëhet në fakt analiza siç duhet?

 

Ish-kryeministri Berisha: Në fakt, po bëhet, por problemi është se shqiptarët e kemi këtë problemin e “kokës së turkut” nuk na ndahet neve. Mirëpo ne jemi Parti e qendrës së djathtë, se kemi me koka turku. Shumë njerëz kanë dëshirë të shohin koka të prera por ne nuk jemi ajo forcë politike, jemi forcë e vlerave.

 

Gazetari: Duhet të marrin përgjegjësi ata që gabojnë. Ju morët përgjegjësinë më të madhe dhe u duk sikur përgjegjësinë e morët vetëm ju?

 

Ish-kryeministri Berisha: Dakord, por ne jemi forcë e vlerave. Ne bazohemi mbi vlerat dhe vlerat nuk janë hakmarrje, vlerat nuk janë gjaku i shtrigave, vlerat janë tjetër, janë tolerancë, janë mirëkuptim, ja do të bëhen zgjedhjet, do të vlerësohen dhe analiza po bëhet ne çdo seksion dhe kryetari ishte i pranishëm në një seksion në Durrës në analizën që u bë. Partia po ecën. Grupi parlamentar i PD, është grupi me nivelin më të lartë që ka patur ndonjëherë kjo parti. Në këtë grup ke mbi 20 e ca asistentë profesorë e sipër. Nga pikëpamja e potencialit e ka të jashtëzakonshme dhe ky grup, po i jep tonin. Ju dëgjoni aty diskutime të shkëlqyera. Pra unë shoh PD të vendosur në misionin e saj.

 

Gazetari: Shohim një PD që ka edhe shumë prurje të reja brenda saj, ju si i shikoni prurjet e reja?

 

Ish-kryeministri Berisha: Në fakt i shoh si risinë më pozitive.

 

Gazetari: Po arrin z, Basha të amortizojë pakënaqësitë e brendshme që lindin edhe kur vjen një lider i ri?

 

Ish-kryeministri Berisha: Ajo që mund të them unë është kjo. Interesi i çdo demokrati në çdo nivel është që PD të ketë prurje të reja sa më shumë. Zoti Basha, ndërkohë ka shtruar moton “në Partinë Demokratike të bashkuar me të gjitha elementët e saj”, pra nuk po ecet në PD me prurjen e disave dhe përjashtimin e disa të tjerëve. Jo, përkundrazi. Por prurja është jetike për PD për të dalë në horizontin që duam.

 

Gazetari: Jemi në minutën e fundit dhe do të doja t’ju rezervoja një koment me zgjedhjet në Kosovë që u mbajtën ditën e Dielë.

 

Ish-kryeministri Berisha: Demokracia në Kosovë kaloi një provë me sukses të plotë. Zgjedhje të përsosura nuk bëhen në asnjë vend të p

lanetit. Nuk bëhen as në demokracitë më të vjetra, por zgjedhjet e Kosovës, i bëjnë nder Kosovës dhe qytetarëve të saj për mënyrën sesi ato u zhvilluan. Kam uruar fituesit, kam uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë fituar në këtë proçes zgjedhor dhe Kosova në tërësi zhvilloi zgjedhje në shumë aspekte. Ndoqa, edhe gazetarët e theksuan, dhënien e rezultatit shumë më shpejt se ne.

 

Gazetari: Sollën dhe risi, AKR e z.Pacolli doli jashtë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Gara elektorale i ka këto fenomene. Njëherë ulesh dhe pastaj ngrihesh por në tërësi ishte një proces që u vlerësua brenda standardeve ndërkombëtare.

 

Gazetari: Zoti Berisha ishte shumë kënaqësi që pranuat ftesën për emisionin “30 MINUTA” në Vizion Plus.

 

Ish-kryeministri Berisha: Arsen, ishte kënaqësi e veçantë për mua të jem sot i ftuari juaj.

 

Gazetari:  Faleminderit edhe një herë!