Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

 

Zoti kryesues i seancës,

 

Sot është një ditë e madhe në historinë e lirisë kombëtare, sot është dita në të cilën hapen dyert e lirisë për Kosovën dhe kombi shqiptar pas shekujsh përpjekjesh mbinjerëzore, robërirash të zgjatura, pushtimesh të egra, diktaturash mizore, u bë më së fundi i lirë. Është një rast për të shprehur nderimin më të madh për të gjithë ata të cilët vendosën jetën , sakrificën, përpjekjen e tyre të madhe për lirinë e Kosovës, për të shprehur nderimin për qytetarët e saj të pamposhtur që realizuan me qëndresën e tyre një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e Europës, mrekullinë më të madhë të kombit shqiptar nga luftërat e Skënderbeut deri sot.  Për të shprehur nderimin për presidentin Ibrahim Rugova, burrin vizionar që projektoi Kosovën e lirë, komandantin legjendar Adem Jashari dhe mijëra martirë të lirisë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm që Kosova të jetë e lirë. Natyrisht mirënjohjen më të thellë i shprehim sot Aleancës së Atlantikut të Veriut, SHBA-ve në udhëheqje të kësaj Aleance, që me fuqinë e tyre ajrore bënë që kasapi i Ballkanit të kapitullojë dhe të firmosë marrëveshjën e kapitullimit. Kosova sot është vite drite larg nga ajo që ishte 15 vite më parë, ka bërë përpjekje të mëdha në rrugën e demokracisë, konsolidimit të pavarësisë së saj dhe prosperitetit dhe integrimit euro-atlantik.

 

Sot shqiptarët kanë edhe një ditë tjetër. Dhe kjo ditë është dita e emrit të Partisë Socialiste. 23 vjet më parë PPSH, e mbledhur në një kongres në Pallatin e Kongreseve, vendosi solemnisht të ndërrojë emrin e saj nga Parti Pune në Parti Socialiste duke ruajtur të gjithë trashëgiminë e mëparshme të Partisë së Punës. Por në 23 vite do të ishte absurd të mohoej përpjekja e madhe e socialistëve shqiptarë për të kontribuar në vlerat, për të kontribuar në pluralizmin, në reformimin e tyre. Sot kjo parti festoon si anëtare në gjirin e PSE dhe Internacionales Socialiste, merita të padiskutueshme këto të PS. Por të dashur socialista dhe socialist të thjeshtë, duke formuluar për ju urimet më të përzemërta këtë ditë, nuk mund të them se kjo ditë është ajo që ju prisni. Jo. Hidhni pak sytë këtu mbrapa. Nëse gjeni gjurmë socialisti në këtë ekip që kam këtu mbas shpine ju kërkoj ndjesë socialist të dashur. Hidhni pak sytë, secili prej tyre është i lidhur dhjetëra herë më shumë me një parti tjetër, cilëndo, sesa me PS, për të mos cituar këtu, se në këtë ditë nuk i lejoj vetes zhargonin banal të kryetarit tuaj aktual ndaj PS dhe eksponentëve të saj. Por kjo është forma dhe forma ka aq s aka vlerë. Le të ndalemi pak se kush ka mbërthyer sot kokën e PS. A nuk janë ata të cilët morrën pushtetin shqiptarëve me një seri mashtrimesh të paprecedent në historinë e fushatave elektorale? Më thoni të dashur socialist a nuk ju premtuan këta zotërinj shërbim shëndetësor falas, legalizime falas dhe kanë dyfishuar çmimet, a nuk ju premtuan ulje të çmimit të energjisë dhe e kanë bërë faturat afrofe katër herë më shumë seç paguan kreu i juaj? A nuk premtuan ulje të çmimit të ushqimeve ndërkohë që ato po rriten çdo ditë? A nuk premtuan heqjen e taksës së qarkullimit dhe e rritën me 100 lekë të reja? A nuk premtuan punësim ndërkohë që kanë punësuar vetëm sorollopin e tyre? Më thoni socialistë të ndershëm cili është i punësuar nga ju? Doni t’ja u bëj këtu me fletore të gjithë farefisin e tyre kanë punësuar nga më i pari që ka future katër kushërinjë tek më i fundit që s’ka lënë njëri pa futur në punë. Kurse ju ku jeni sot socialistë? As guxoni të flisni. Pse? Sepse në krye të PS nuk keni një udhëheqje socialiste por një mafie të vërtetë, e cila shërbehet me dy a tre sharës të paguar këtu. Në cdo takim në Parlament dalin këtu dy a tre sharës të paguar, përdhunues, trafikantë etj, etj. Socialistë, nëse gjeni socialistë të këta këtu, nëse ju ndjeni se janë socialist këta ju kërkoj të falur. Këta janë thjesht njerëz të interesave që përdorin pushtetin nga mëngjesi deri në darkë për t’u pasuruar për vete dhe klanet e tyre. Këta zhytën vendin me një shpejtësi të rrufeshme në drogë, sepse nuk iu mjaftojnë vjedhjet që bëjnë në tendera, prokurime, dogana, tatime. Të dashur socialistë, 90% të tenderave, këta që bërtasin si çakenj në sallë, i bëjnë pa tender të hapur. Ja ky është standarti i tyre. Pyesni socialistë pak se sa ka kushtuar rindërtimi i ministrisë, i kryeministrisë dhe i zyrave të tyre. Me çfarë parash janë bërë. Pyesni soocialistë ku shkojnë paratë e buxhetit. A e dini se sot në Shqipëri nuk ndërtohet 1 km rrugë, 1 shkollë, 1 spital, 1 qëndër shëndetësore, nuk strehohet 1 familjë. Dhe pse? Sepse paratë e buxhetit të shtetit që u kanë dhënë kompanive ja u kanë dhënë me 15% dhe shkoni pak shifni rrugën Lin-Pogradec ku me dt 10 shkurt kreu juaj socialist do të zotohej para shqiptarëve se kjo rrugë do jetë gatipër sezonin turistik. Shkoni shifeni se sa është gati. Kompania ka marrë paret po këta i kanë marrë përqindjen. Shkoni në Valbonë dhe shifni rrugën e Valbonës se sa është gati. Kompania ka marrë paret po këta i kanë marrë përqindjen. Shkoni shifni pak në rrugët e tjera. Në rrugën e Krumës, këta kanë dhënë paret por i kanë marrë përqindjen. Ja pse të dashur shqiptarë, në Shqipëri nuk ndërtohet asnjë km rrugë, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 shkollë, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 spital, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 çerdhe, në Shqipëri nuk ndërtohet 1 kopësht, në Shqipëri nuk streohet 1 famile. Koha qytetarë ka ndaluar për ju. Dhe ky (Rama) pastaj thotë përvjetor. Unë e kuptoj që ky është një shkelmim mbi të gjithë kontributin tuaj 23 vjeçar. Sepse në mënyrë absolute ju kurrë nuk prisnit një gjë të tillë, një mashtrim të tillë, që të zëvëdësonte ju me llumin dhe aleancën e qelbësirave. Jo socialist nuk jeni ju qelbësirat. Ata s’kanë asgjë të përbashkët me ju. Ata kanë të përbashkët me udhëheqjen tuaj të cilët i paguajnë për cdo gjë dhe janë të gatshëm  t’u japing cdo post, janë të gatshëm t’u bëjnë ligjin. Kjo është e vërteta dhe unë e kuptoj që këtu njerëzit prishen në fytyra nga ky fjalim i imi, por unë absolutisht do them të vërtetën para jush dhe vëtëm të vërtetën.

 

Cfarë bëjnë sot. Sot po shkatërrojnë një institucion. Pse? Sepse nuk është mafie. Po ju jap vetëm një shembul se cfarë kanë bërë pak më parë me institucionin e Avokatit të Shtetit. Kanë vendosur një Hicka në krye. Hicka mbron privation, Hickolesha mbron shtetin. Se kjo zonja është avokatja që na mbron ne ndërsa burri i saj mbron CEZ-in. zonja mbron shtetin tek CEZ, zonja mbron interest tona në Strasburg, mister Hicka mbron interest e privatëve në Strasburg. Dhe ja ka marrë edhe këtij (Naços) pushtetin se normalisht atë në Strasburg duhet ta emërojë ministri por e ka emëruar Fatmir Xhafa se ai është ministri në hije që është i ngarkuar për cështjet e drejtësisë.  Nasip e di une qe nuk te pelqen ty e verteta po mua e verteta me pelqen gjithmone.

Pra, ju që u zotuat, se rrogat kaq dhe rrogat aq, tani po rrisni rrogat në stratosferë. Po pse e bëni këtë? Sepse po hapni rrugën e rritjes së rrogave tuaja, po hapni rrugën e ngërthimit nga mafia të këtij institucioni shumë të rëndësishëm. Këtu keni votuar një zonjë, shumë të nderuar, të gjithë së bashku, a-partiake, e cila ka vite të tëra që kontribuon në atë institucion dhe me kontribute reale, me një formim të shkëlqyer
profesional, tërësisht a-partiake, duhet me çdo kusht të hiqet ajo, sepse aty ne duhet të kemi përfaqësuesit e mafies. Kaq. Dhe për të hequr atë duhet të rrisim rrogat dhe duhet të ndryshojmë bordin, në mënyrë që të mund të heqim. A e kuptoni ju se është shkelje e kushtetutës kjo që bëni ju? A e kuptoni ju se çdo ligj i ndryshuar në këtë mënyrë, është në vetvete dhunim i kushtetutës për aq sa siguria juridike është normë kushtetuese apo është mishërim në ligjin kushtetues. Siguria juridike imponon të mos ndryshohen ligjet veçse për interesin publik. Çfarë interesi publik qenka rritja e rrogës së asaj për të ndryshuar bordin. Asgjë. I vetmi interes është që mafia të lëshojë tentakulat. 

 

Kryetari juaj o socialist, njoftoi se nuk do të festojmë për marrjen e statusit. A e dini pse? Sepse është njeriu i vetëm në Europë që ka penguar statusin dhe tani po të festojë do të dalë të nxijë dhe pastaj merret e sulmon këngëtaren dhe artisten e nderuar Çiljetën, sepse këndoi në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këndoi, në një kohë kur kryetari juaj nxinte me portrete të Enver Hoxhës, në momentet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe të kishte patur 1 të 100 e performancës artistike të Çiljetës, nuk do të ishte një piktor mjeran i dështuar siç është, që nuk ka shitur dot një tabllo në jetën e tij. Po sigurisht që ky koncert nuk mund të bëjë, sepse është njeriu që ka penguar, është njeriu që me zemrën e tij të zezë, pengoi statusin e vendit kandidat në vitin 2012, është njeriu që me zemrën e tij të zezë pengoi statusin e vendit kandidat në mars të vitit 2013. Është njeriu qe më figurën që bëri pengoi statusin e vendit kandidat  të dhënë tërësisht pa kushte në tetor të vitit 2013. Po çdo të festosh more. Ti atë ditë duhet të ndryhesh në bunker. Si mund të festosh ti atë ditë! Ajo është dita më e zezë e jetës tënde. A e kupton që kudo që shkon, ti i ngjan një karnaval. Në moshën tënde ti i ke bërë vetes ato që nuk ia ka bërë kush. Ti ke dalë as në Beograd, as në Zagreb, as në Podgoricë, as në Shkup, nuk gjendet një politikan, askund në Europë që të ketë penguar dhe bllokuar statusin e vendit kandidat për vendin e tij. Si ka mundësi?

 

Ky është përvjetori jubilar dhe unë ju garantoj juve se ky parlament do të jetë tribuna e fjalës së lirë dhe e së vërtetës. Kemi diskutuar para dy javësh për një ngjarje nga më të rëndat, por sot do t’jua them socialistëve në përvjetorin e tyre.  23 vjet në këtë sallë asnjë nga ngjarjet, dhe e them këtë me bindjen me te madhe, asnjë nga ngjarjet e rrugaçërisë apo kriminale të sallës nuk janë organizuar nga socialistë. Që të gjitha janë organizuar nga dy vetë ne historine e tyre, nga Gjinushi dhe Gjinushi bis, vetëm këta kanë marrë përsipër të organizojnë banditizëm në parlament, Skënder Gjinushi dhe Edvin Kristaq Rama, i cili ka stilin e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës, një stil kaq i neveritshëm sa më nuk behet. Ndaj dhe sot mendoj se është një tjetër drejt mafies. Sot përsëri nuk keni rënë dakord për krijimin  e Komisionit Hetimor Parlamentar. Ne do të vazhdojmë betejën tonë me ju. Betejën me të vërtetën. Ne nuk tërhiqemi nga e drejta jonë kushtetuese e Komisioneve Parlamentare. Asgjë nuk mund t’ju shtojë ju dhe ju dëmtoni me qëllim parlamentin se ju garantoj se në çdo seancë do të jetë seancë e denoncimit të bllokimeve tuaja të paligjshme të nismave të opozitës.

 

Faleminderit! 

 

Fjala e ish-kryeministrit Berisha mbi pr/ligjin per karrieren ushtarake ne FA te Republikes se Shqiperise, i cili cenon kompetencat e Presidentit te Republikes

 

 

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Zoti bashkëkryetar i mazhorancës dhe kryetar i seancës,

Të dashur qytetarë dhe qytetare

 

Kjo që asistoni sot është një veprim ndër më të papërgjegjshmit, është sulmi më i egër në 23 vite që është bërë ndaj Forcave të Armatosura të vendit, është akti më i papërgjegjshëm që kryet ndaj këtyre forcave, të cilat me gjithë problematikën e tyre të madhe të trashëguar, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe shumë mirënjohës ndaj tyre, se ata burra dhe gra, kanë bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme në interes të vendit. Kanë dhënë një kontribut palcor, thelbësor, në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, kanë bërë një përfaqësim të shkëlqyer gjatë këtyre viteve. Mbi 2 mijë prej tyre kanë marrë pjesë në misione nga më të rëndësishmet, në Europë, në Azi, Afrikë dhe vende të ndryshme si ambasadorë të paqes së Shqipërisë. Ligji që sillet sot, është një hap tjetër në zinxhirin e agresionit të paimagjinueshëm që bëhet ndaj tyre. Këto janë ligje, me të cilat Shqipëria u anëtarësua në NATO, janë ligjet e plan-veprimit që përmbushi Shqipëria për tu anëtarësuar në NATO. Këto janë ligje, të cilat ushtria jonë standardizoi bazën ligjore me atë të vendeve anëtare të NATO-s. Me ardhjen në pushtet të Mister Vrerit dhe urrejtjes, filloi shpërbërja e institucioneve dhe në krye të radhës dy institucioneve kryesore, Policisë së Shteti dhe Forcave tona të Armatosura. Ku jeni sot ju që shkritë Policinë Rrugore? 180 të vdekur më shumë në aksidente rrugore këto 9 muaj. Ku jeni sot ju që shkritë Policinë Kriminale që kishte lidhje me dosjet tuaja të krimit? Sot numri i vrasjeve qartësisht më i madh se 9 muajt e vitit të kaluar. Sot shumëfishohet trafiku i drogës. Çfarë ndodhi me Forcat e Armatosura? Shqiptarët nuk do të harrojnë ndonjëherë, NATO, pas një pune njëvjeçare certifikoi Forcat tona të Armatosura si forca që arritën standardet e NATO-s. Deklaratën e fshihte Edi Rama. Jua fshehu shqiptarëve dhe për të shuar këtë deklaratë, këtë arritje të madhe, nxori zëdhënësen e keqpërdorur prej tij dhe tha se ushtria shqiptare nuk plotësuan askund standardet e NATO-s. Duke treguar injorancën e saj totale, që nuk dinë çfarë janë standardet dhe as NATO-ja.

 

Çfarë ndodhi më pas? Më pas zëdhënësja e tij paraqitet një ditë pasi del nga “kuzhina” e kryeministrit, para mediave dhe akuzon paraardhësin dhe thotë të shkojë në burg, sepse vetëm duke ngrënë koka njerëzish kundërshtarësh, këtyre ju qetësohen shpirtrat nga mëkatet që kanë bërë.

 

Çfarë doli nga kjo? Jua tha auditi vetë. Miku i saj i ngushtë që ka bashkëpunuar në bankë dhe që e ka marrë kudo në vendit më të besueshëm në audit, Edmon Gore, pasi e konfrontoi me ligjin, praktikën për të cilën Edvini u zotua se do të shkonte në burg Ministri Imami, doli se ministri nuk kishte shkelur asnjë ligj, asnjë rregullore, por kujt ia bënë këtë. Ia bënë njeriut, i cili e la atë post, duke i kryer kombit dhe vendit një mision shumë, shumë të rëndësishëm. Kur ai u bë ministër, 115-120 mijë ton municione, që të gjitha Gërdeca në potencial për vjetërsinë dhe vetë-shpërthimin, ekzistonin në Shqipëri. Madje-madje kishte disa nga ato lëndë që vinin në renditje më të fuqishmet dhe më të rrezikshmet pas atyre atomike. Mbushësh raketash me potencial të jashtëzakonshëm. Dhe punoi me një përkushtim. E çliroi vendin prej tyre. Me një grusht të vogël, që janë heronj të vërtetët dhe që absolutisht nuk morën ndonjëherë as nga qeveria jonë shpërblimin e madh që meritonin dhe për këtë duhet të shkonte në burg paraardhësi i saj vetëm e vetëm se “mister urrejtja” nuk mund të honepste kurrë rrolin që ai luajti në Lëvizje gjatë gjithë këtyre viteve.

 

Vazhdojmë më tutje. Ofensivat kundër Forcave të Armatosura, rikthyen në të gjitha pozicionet kyç oficerët e Sigurimit të Shtetit, rikthejnë në çdo pozicion drejtues të SHIU, i cili ka kryer dety

ra të mëdha gjatë këtyre viteve dhe shumë të rëndësishme, në bashkëpunimin me partnerët tanë kryesor ka kryer operacione nga më të shkëlqyerat, për të cilat ai shërbim ka motiv të krenohet gjithmonë dhe tani duhen prerë kokat dhe duheshin sjellë xhelatët, ata të cilët ju kanë bërë gjëmën shqiptarëve duhet të viheshin për të survejuar ushtrinë.

 

Vazhdojmë më tutje, çfarë ndodhi me Gjeneral Syrja Gjokën?! Ne të cilët kemi përjetuar fshesën e hekurt të viteve ’70, pamë pamje identike me ato vite, kur demon të diktaturës vërsuleshin mbi gjeneral apo ushtarak, vetëm e vetëm se Enver Hoxha, i sëmurë psiqik njëlloj si ky këtu, besonte se ata po i bënin grusht shteti dhe u hidhte palltot në fytyrë dhe i paraqiste para mediave. Të njëjtën gjë bërë ju me Syrja Gjokën. Turpi i turpeve dhe tani do të të them ty ndrikull. Ajo motra jote, unë i dhashë përgjigje zyrtare ambasadës së SHBA, por ajo ka ndjekur si shtrigë çështjen e Syrja Gjokës dhe përveç përgjigjes sime zyrtare miqësisht dua ti them secilit, mos vë dorën kurrë për Mimin dhe Albën, se “emri i Zotit” të digjen duart dhe buzët. Kjo është e vërteta. Ajo e ka bërë dhe unë do ta faktoj, i qëndroj pikës së fundit dhe do ti faktoj qeverisë amerikane dhe me të gjitha mundësitë. Unë nuk ngutem.

 

Tani vijmë tek ligjet, në ligjet e urrejtjes, në ligjet e hajnisë. Unë jam këtu para jush për të sjellë para jush shume shpejt në këtë platformë, dosjet e vjedhjeve monstruoze të Edi Ramës në llokmat e ushtri. Të shikoni ju sesi janë vjedhur dhjetëra mijëra metra katror në vendet më të larmuara të Shqipërisë dhe të rajonit, sepse Shqipëria i ka ca zona që nuk i ka as Ballkani. Pse po bëhen këto ligje, sepse presidenti Nishani, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, garant i stabilitetit të këtyre forcave, duhet të zhvishet nga funksionet dhe lukunia e mafies duhet të marrë në dorë pronat, pasuritë e tyre. Duhet të ndalem në një moment këtu. 23 vjet ne kemi patur shumë përplasje ndër partiake, por kemi patur mençurinë të mos i përziejmë forcat e armatosura në politikë dhe mirë kemi bërë. Ato e kanë merituar. Pas 23 vitesh lexoni deklaratën e Gjeneral Bazes sesi vërsulet si fashist si stalinit kundër opozitës, sesi ky zotëri servil absolut i nxjerr dhëmbët opozitës dhe mendon s mund ta impresionojë. Gjenerali gaboi rëndë . Atij dhe atij që ka urdhëruar të nxjerrin dhëmbët ju them mbyllni dhëmbët se jua thyejmë nofullën. Ne nuk jemi për forcën, jemi për ligjet. Por të dalësh në emër të Ramës dhe Mimit të gënjesh për NATO-n, dhe të kërcënosh opozitën ke kryer një akt të shëmtuar. Në këtë sallë ne nuk pranuam të akuzojmë ushtrinë për trafik droge. Në këtë sallë ku eksponentë të trafikut të drogës së kësaj mazhoranca , u mbrojtën duke nxjerrë mburojë ushtrinë, ne thamë jo, nuk jemi për ushtrinë, themi për qeverinë. Është qeveria jo ushtria. Por kur qeveria detyron gjeneralin të lëshojë komunikata kundër opozitës, kjo pastaj ndodh jo në vendet e NATO-s kurrën e kurrës, kjo nuk ndodh në asnjë vend të lirë, kjo nuk ka ndodhur 23 vite në këtë Shqipëri, kjo ndodh në këtë grup mafioz që ka mbërthyer ekzekutivin e vendit.

 

A e dini ju, që konsulenti prej vitesh i Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka qenë dakord me këtë që bëni. A e dini ju se konsulenti ka qenë absolutisht kundër kësaj. A e dini ju s ky është modeli vetëm i Asadit dhe i askujt tjetër, se aty ku ka president dhe kryeministër, ndahen gjërat dhe nuk i hiqen kurrë kompetencat Komandantit të Përgjithshëm.

Çfarë po ndodh këtu, zoti bashkëkryetar!?

 

Nuk po marr vesh, ne jemi në prag të statusit dhe unë e kam shprehu mendimin tim dhe jam i bindur që ne e meritojmë statusin, por me këto sinjale që dërgojmë, në një kohë që ti e di mirë , siç e di dhe unë, për fat të keq nuk është vendosur plotësisht. Jo nuk është vendosur plotësisht. Unë jam për statusin. Por e vërteta është se nuk është vendosur. E vërteta është se aty ku ishte dje kryetari juaj, sot mediat thonë se ka marrë përgjigje negative. Nuk e di ç’përgjigje ka marrë, uroj që të mos jetë kështu. E vërteta është që çdo ditë dalin vende të tjera, të cilat çdo ditë nxjerrin probleme. Absolutisht nuk jam dakord. Absolutisht që Shqipëria meriton statusin. Por me këto që bëjmë, çfarë tregojmë ne?

 

Me këtë vërsulje, tërbim për të marrë kompetencat e Presidentit të Republikës, i cili në Republikë Parlamentare i ka minimale, për t’ia hequr dhe ato kompetenca, të cilat ia keni dhënë ju vetë socialistët dhe jo ne. Këto janë ligje të hartuara me ekspertizën më të mirë amerikane në një periudhë kur z. Majko ka qenë Ministër i Mbrojtjes, nuk kemi lëvizur një germë, kemi pasur edhe ne problemet tona , por në fund të fundit ato ndanin siç duhet kompetencat dhe në atë ndarje kompetencash, i jepej stabilitet ushtrisë. Ushtria fitonte një siguri, fiton një stabilitet. Gjeneralin që e emëron presidenti nuk mund ta nëpërkëmbësh siç duan të bëjnë këta ti arrestosh me kamera, si një juntë fashiste, dhe jo si një vend i lirë dhe tani ku është? Mendoj që këto ligje, ç’ bëjnë standarde të NATO-s. Këto ligje i japin një goditje të fortë ushtrisë. Këto ligje janë dëshmi e një revanshi primitiv të kësaj mazhoranca, të një njeriu të pangopur me pushtet që rrezaton gjithë ditën, vetëm energji negative në këtë vend. Të një njeriu i cili do të mashtrojë shqiptarët në çdo deklaratë të tij. Po dhe po! Të një njeriu i cili e vërteta është se po ç’ bën me vendosmëri standarde dhe arritje shumë të rëndësishme të këtij vendi dhe ka zgjedhur të mbrohet me dy sharës profesionist, njëri i kapur në kufi për trafik prostitucioni, i denoncuar për përdhunim të sëmuri, i kapur në TIMS, me Fatos Gjurën etj, etj dhe tjetri si binjak me të.

Po bëni një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm sot dhe ku veprim është në vazhdën e rrënimit të institucioneve. Rrënuat policinë, plasi droga në të katër anët. Rrënuat institucionet e tjera. Vetëm sot ne po shkatërrojmë dy institucione. Institucionin e kontrollit të tregut financiarë jo bankar, e ekzekutim dhe tani i vjen radha ushtrisë. Po a mendoni ju se po e çoni vendin drejt një destabilizoi të vërtetë. Ja ku janë. Festoni sot ditën e emrit në një kohë ku aty po flijohen ish ata të cilët Partia e Punës dhe Enver Hoxha u bëri persekutimin më të egër. Në vend se të manifestonit shenjat më të vogla të përgjegjësisë ju shkelmoni të gjitha dokumentet që i keni miratuar bashkërisht në këtë parlament në qëndrimin ndaj të shkuarës. Dhe po ktheni të shkuarën me shpejtësi . A e patë ju para katër ditësh sesi i etiketoi Edi Rama të përndjekurit politikë , “po hanë si derrat”, hapej gazeta e tij me germa kapitale. Po, po.

 

Ju bëj thirrje qytetarëve të mbështesin këtë grevë, të mbështesin këtë grevë për dinjitetin njerëzor. Të mbështesin këtë grevë se ata po mbrojnë parimet më të drejta, po kërkojnë edhe njëherë ridënimin e Enver Hoxhës, sepse ju e zgjuat nga varri, po kërkojnë edhe njëherë mbajtjen e premtimeve, për të cilat dogjët njerëz të gjallë. Keni djegur njerëz të gjallë, tani nuk mbani premtimet dhe u thoni atyre po hani si derrat. Fyeni një shoqëri të tërë. Mos harroni se faji nuk do t’ju lëshojë kurrë me këto qëndrime që mbani, një problem i madh moral i shoqërisë sonë dhe në vend që të shkoni të negocioni me ta hapni gazetat tuaja “po hanë si derra”, absolutisht fjalë e gojës së Enver Hoxhës kjo, e Stalinit, e Hitlerit e diktatorëve të kësaj natyre.

 

Ndaj dhe ju bëj thirrje ta hedhim poshtë këtë ligj. Ti hedhim poshtë me neveri dhe përçmim këto ligje, të cilat ç’
bëjnë në Shqipëri standardet e NATO-s në Forcat e Armatosura dhe i ç’ bëjnë me qëllimin më të keq të pushtetërimit të një njeriu, që nuk ka të kufizuar në pushtetërimin e tij, me qëllimin e vetëm, të vjedhë, të vjedhë dhe vetëm të vjedhë në çdo gjë.

 

Faleminderit!