Deklaratë e zëdhënëses Vorpsi
Herën e fundit që Edi Rama ishte në Gjermani, kancelarja Merkel i kujtoi atij rëndësinë e sundimit të ligjit dhe sigurinë juridike.
Çfarë do të thotë kësaj radhe kryeministri në Berlin.
Do t’u tregojë partnerëve gjermanë se në krye të qarkut të Vlorës ka vënë një person të përfshirë në rrëmbimin e një vajze të mitur në Itali.
Do t’u tregojë vallë gjermanëve që kanë investuar kaq shumë në sistemin e ujësjellësave në Shqipëri, se drejtor të ujësjellësit të Patosit ka caktuar një të dënuar në Greqi për trafik droge me 16 vite burg.
Do t’u tregojë vallë Edi Rama gjermanëve se sistemin e transportit të rrethit të Sarandës ia ka besuar një personi të arrestuar me 750 kilogramë drogë.
Po për sigurinë juridike dhe sundimin e ligjit, a do t’u tregojë vallë Kryeministri Edi Rama, partnerëve gjermanë, se ka javë e muaj që ai vetë nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky është sistemi që ka instaluar në vend Edi Rama:
“Alles ist nur Unsinn”, (Të gjitha të tjerat janë vetëm gjepura!)