Dy javë më parë, në nisjen e sezonit turistik, INUK hodhi në erë një ndërtim prej druri në ishullin e Ksamilit, duke shkaktuar një zjarr që solli dëme të mëdha në bimësinë dhe në bregdetin e perlës së Jonit.

 

 

Sjellja e dhunshme dhe arbitrare ishte arsyeja kryesore që shkaktoi këtë katastrofë mjedisore që sipas disa specialistëve dhe banorëve të zonës, do të kërkojë dhjetra dhe qindra vite që të rigjenerohet.

Pamjet janë tronditëse dhe zjarri i shkaktuar nga autoritetet qeveritare i ka dhënë ndërkohë efektet negative në turizimin dhe ekonominë e Ksamilit.

Koordinatori për ndihmë ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji vizitoi zonën atje dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe të turistëve të huaj.

“Me një buton eksplozivi qeveria rrafshoi perlën e Jonit. Me një buton eksplozivi qeveria e fshiu nga harta turistike ishullin e Ksamilit. Kjo ndërhyrje ka sjellë pasoja të pariparueshme dhe katastrofike jo vetëm për zhvillimin dhe banorët e Ksamilit, por për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur si denstinacionin e tyre turistik brigjet e bukura dhe ishujt e Ksamilit. Me dashje dhe papërgjegjshmëri absolute autoritet e qeverisë kanë bërë një ndërhyrje të panevojshme në një strukturë druri heltësisht të çmontueshme, duke i vënë zjarrin të gjithë ishullit. Pamjet flasin vetë. Jo vetëm kanë shkaktuar një dëm të madh në ishull por nuk kanë marrë asnjë masë për të vënë sado pak në vend rrëmujën e shkaktuar nga vetë ata. Kjo sjellje është një prej akteve arbitrare, të paligjshme dhe të papërgjegjshme, që Partia Demokratike i denoncon si akte të autoriteteve që e ndiejnë veten mbi ligjin dhe mbi qytetarët”, u shpreh Salianji.