Zëdhënësja Vorpsi, denoncon emërimin në krye të task-forcës për pronat në Vlorë, të personit të denoncuar për pushtim toke

 

 

Cfarë ndodh me një zyrtar që denoncohet publikisht dhe kallëzohet në prokurori nga një qytetar për uzurpim prone, për marrjen e tokës që nuk është e tij, me forcën  që i jep pushteti.

Me Edi Ramën, ky zyrtar promovohet, ngrihet në detyrë dfhe bën karrierë.

Kështu ka ndodhur me Alket Hysenin, i cili është kallëzuar në prokurorinë e Kavajës për marrjen me forcë të një parcele në një fshat turistik.

Kur Partia Demokratike denoncoi publikisht rastin mbi bazën e ankesës së bërë nga qytetari, nga zotëruesi i pronës, Qeveria reagoi fillimisht duke thënë se Alket Hyseni nuk ishte nëpunës i saj.

Por tani del në dritë, një urdhër i Kryeministrit Rama, që jo vetëm vërteton se i kallëzuari për uzurpim prone është punonjës i qeverisë, po mban detyra shumë të rëndësishme.

Edi Rama i ka besuar të kallëzuarit në Prokurori për uzurim prone, verifikimin  e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në Qarkun e Vlorës, në rivierën e Jonit.

Kjo pra është meritokracia e z.Rama.

Kjo është mënyrë se si të bësh karrierë me Rilindjen.

Uzurpo pronën e tjetrit, që të bëhesh shef i verifikimit të ligjshmërisë së pronave në bregdet.