Kryetari i PD, Lulzim Basha merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Gramshit

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Gramsh. Askush, tha zoti Basha, nuk do ta ndalë PD-së si nga denoncimi i kapjes së shtetit nga krimi dhe përpjekjet për të kthyer normalitetin në këtë vend. Rama-Meta, tha Basha, janë mbështetur tek krimi të cilin e kanë veshur dhe me mandate deputeti për të grumbulluar pushtetin në duart e tyre.

Kemi denoncuar dje sot do të denoncojmë nesër dhe përdite lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vendosjen dhe rrezikun e vendosjes së një oligarkie mafioze për të zëvëndësuar demokracinë e qytetarëve me demokracinë e mafias, kapjen e policisë, spastrimet në administratë, kapjen e institucioneve të pavarura, presionet ndaj gjyqsorit, kapjen e sektorëve të rëndësishëm ekonomik, likuidimet e elitës sipërmarrëse. Do ta bëjmë këtë jo për interesat tona por sepse është jetike për vlerat e demokracisë që krimi të jetë atje ku duhet të jetë dhe parlamenti të jetë në lartësinë e përfaqësimit të qytetarëve”, tha Basha.

Partia Demokratike, tha Basha, do t’i përgjigjet këtij realiteti të rëndë dhe ogurzi me njerëzit më të mirë të zgjedhur për të drejtuar PD-në dhe me besimin që kjo forcë politike po zgjon tek çdo qytetar anembanë vendit.

 

Duke besuar në pushtetin e votës, arritjes në konkluzione të përbashkëta përmes debatit dhe jo permes heshtjes, përmes evidentimit me mendje të hapur dhe me zemër të hapur duke u parë sy me sy dhe jo prapa shpine, të gjithçka që nuk kemi bërë mirë, ne arrijmë një bashkim të vërtetë dhe frymëzues edhe për të tjerë që duan të vijnë dhe të bashkojnë zërin e tyre dhe aspiratat e tyre me ne. Jemi pjesëtarë të një familje që lindi si parti e lirisë që do të mbetet parti e lirisë dhe me lirinë do ta konsolidojmë e ta bëjmë partinë tonë më të bashkuar, më të fortë, më të dashur dhe më të besueshme për qytetarët”, tha Basha.