Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, priti në një takim miqësor një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, z. Isa Mustafa.
Duke i uruar mirëseardhjen miqve, z.Basha vlerësoi marrdhëniet PD-LDK, mes të cilave, bashkëpunimi lindi që herët nën drejtimin e Presidentit Rugova dhe liderit historik të PD, Sali Berisha, por tashmë edhe si parti simotra, anëtare të Partise Popullore Europiane, ku se bashku ngrejne zërin dhe punojnë për interesat e shqiptarëve dhe perspektiven europiane e euroatlantike të kombit tonë.
Gjatë takimit u diskutua procesi zgjedhor në Kosove dhe situata post-elektorale. Pasi shprehu konsideratat pozitive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosove, z.Basha përgëzoi LDK-në për rezultatin e arritur, dhe theksoi se Kosova ka të gjithe kornizen ligjore dhe institucionale për të siguruar konsolidimin e demokracise dhe shtetit ligjor dhe përparimin e mëtejshëm në të gjitha fushat e mirëqeverisjes dhe shërbimit ndaj qytetareve të Kosovës.
Pjese e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy partive, në kuadrin e forcimit dhe zhvillimit të demokratizimit të tyre, në menyre që t’i sherbejne më mirë interesave te qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves dhe shqiptareve kudo qe jane.