Zëdhënësja Vorpsi denoncon shkeljen e ligjit nga Kodheli. Zbulimi u bë nga shkresa e Ministrit të Financave, Cani

 

 

Ministrja e Mbrojtjes bëri sot një paradë të gjatë me propagandë boshe për 300 ditët e saj, por ajo nuk ktheu përgjigje për shkeljen e ligjit me firmën dhe vulën e saj.

Ministrja ka bërë drejtor të auditit, Edmond Goren, një person të pacertifikuar, duke shkelur haptazi nenin 19 të ligjit 9720.

Por për Ministren e Mbrojtjes më i rëndësishëm se sa ligji, është mbushja me nxitim e dosjeve për kundërshtarët politikë.

Zbulimin e kësaj paligjshmërie, e ka bërë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Me një letër dërguar Ministres me 12 qershor, Cani i kërkon Kodhelit të respektojë ligjin dhe të korigjojë emërimin që ka bërë, duke i lënë edhe afat deri në fund të qershorit.

Eshtë e qartë se Ministrja e Mbrojtjes nuk ka respektuar as kërkesën e Ministrit të Financave, as ligjin.

Skandali thellohet më shumë, pasi kur Drejtori i Auditit është i paligjshëm, atëherë edhe aktet që ai ka nxjerrë deri tani janë të paligjshme.

Drejtori i Auditit është personi kyc për të mbuluar korrupsionin qeveritar, dhe këtë zonja Kodheli dhe zoti Rama e dinë mirë nga bashkëpunimet e tyre të mëparshme.