Deputetja Vokshi denoncon mosreagimin e Kryeministrit për goditjen dhe kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike
U bënë sot 11 ditë që Edi Rama hesht pas agresionit fizik dhe kërcëmimit me jetë të deputetit të opozitës, Gent Strazimiri, në godinën e Kuvendit të Shqipërisë, me një akt mafioz të organizuar prej tij deri në detaje.
Por Edi Rama hesht prej më shumë se një jave, edhe kur deputeti i tij, tashmë me emër dhe prova të pakontestueshme për të shkuarën kriminale, pra Arben Ndoka, kërcënoi me jetë zëdhënësen e Partisë Demokratike.
Heshtja e Edi Ramës, është po aq kriminale sa aktet banditeske të deputetëve të tij.
Mosreagimi i kryeministrit ëshë fyes për çdo grua në vend.
Eshte momenti për t’i kujtuar publikut, se Edi Rama, që bën propagandë boshe për gratë sa herë ti jepet rasti, eleminoi nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugën futjes së Arben Ndokës në Parlament.
Aktiviteti i parë publik që bëri deputeti i Edi Ramës, ishte goditja e deputetit të opozitës dhe kërcënimi me jetë i zëdhënëses së Partisë Demokratike.
Këto akte banditeske dhe publikimi i fakteve të aktivitetit kriminal të këtij deputeti kanë tronditur mbarë opinionin publik.
Vetëm për Edi Ramën nuk ka ndodhur asgjë.
Ai hesht dhe bën të paditurin.
Hesht, sepse, pas këtij gresioni të pashembullt ndaj opozitës dhe përfaqësuesve të saj, qëndron vetë ai, Edi Rama.