Deputeti Spaho dënon mosreagimin e Kryeministrit, 13 ditë pas akteve banditeske të porositura prej tij
Heshtja e Edi Ramës, pas aktit mafioz të goditjes dhe kërcënimit me jetë të deputetit të Partisë Demokratike, hyri sot në ditën e 13.
Aasnjë koment, apo reagim, i Kryeministrit edhe pas publikimit të dosjes me fakte të plota të aktivitetit kriminal të deputetit të tij, Ndoka.
Për Edi Ramën, asgjë nuk ka ndodhur, dhe hesht edhe kur përfaqësuesi i tij në Kuvend, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi, kërcënon me jetë edhe zëdhënësen e Partisë Demokratike.
Për Edi Ramën ky është një normalitet.
Sepse në fakt, kjo është arsyeja pse ai dëboi dy gra kandidate, për ti hapur rrugën instalimit në Kuvend të një strukture për të ushtruar dhunë e kërcënuar opozitën, për ti mbyllur gojën Partisë Demokratike.
Aktet mafioze dhe banditeske janë produktet e aleancës së krimit që ka nënshkruar Edi Rama që përpara zgjedhjeve, dhe ne e kemi denoncuar herët këtë fenomen.
Cdo kryeministër normal do të kishte reaguar.
Ai vetë kërkoi një emër dhe prova.
Mbarë publiku mësoi emrin, provat, bëmat, dhe u trondit nga dhuna banditeske fizike dhe kërcënimet me jetë të deputetetit.
Dhe sot, qytetarët janë edhe më shumë të tronditur, kur shohin se Edi Rama pajtohet me faktin se ai ka inkriminuar edhe parlamentin, pajtohet me dhunën dhe kërcëvnimet me jetë të përfaqësuesve të opozitës.
Kjo heshtje e Ramës është edhe një provë më shumë se është ai në fakt porositësi i agresionit fizik, kërcënimit dhe përpjekjes për të mbyllur gojën e opozitës.
Por si në cdo drejtim tjetër, Edi Rama do të dështojë edhe në këtë sipërmarrje.