Partia Demokratike ka mbajtur sot një qëndrim në lidhje me ndarjen territoriale.
Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës u shpreh në një prononcim për mediat se: “qëndrimi i PD është i qartë, Himara jo zonë minoritare por me komunitet bilingual”. Moisi Meminaj tha se pas hartës Rama-Meta qëndrojnë pazare të pista politike dhe interesa korruptive. Meminaj shtoi se reforma po bëhet pa pyetur qytetarët por për interesa korruptive. “Korrupsioni Rama-Kokedhima, në themel të propozimeve për Bregun” u shpreh kreu i PD-së Vlorë, Moisi Meminaj.