Zëdhënësja Vorpsi denoncon manipulimin e procesit gjyqësor për vrasje, për pazaret e fundit politike.

 

Sot u zbulua torta e ditëlindjes së deputetit Frroku që e mbajti atë larg seancës së kuvendit të enjten e shkuar.

Torta u shërbye, dhe ishte humbja e kontakteve të policisë me dëshmitarin kyc në procesin e vëllait të deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e oficerit të lartë të policisë.

Kjo ishte dhurata e Kryeministrit.

Humbja e kontakteve të dëshmitarit kyq, me Statusin I Mbrojtur nga Policia e Shtetit , është skandal i përmasave të jashtëzakonshme.

Eshtë instalimi në praktikë i metodave mafioze, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe Kryeministrin e vendit.

Partia Demokratike e denoncon këtë akt të pastër të vënies së institucioneve të shtetit në shërbim të interesave kriminale të klaneve të pushtetit.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë para ligjit përgjegjësit dhe këdo që është përfshirë në këtë pazar politik, në kurriz të ligjit, në kurriz të drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama, u faktua sot para gjithë shqiptarëve se është gati të shkelë ligjin, dhe të manipulojë një proces gjyqësor për vrasjen e një oficeri të lartë të policisë, vetëm e vetëm për të ruajtur karriken e tij.

Nëse ky skenar do të shkojë deri në fund, sic janë të gjitha gjasat, ky është në të vërtetë fundi i shtetit ligjor në vend.