Deklaratë e deputetit Genc Pollo
Sot zoti Edi Rama, në vijim të refrenit permanent se para qeverisë së tij ishte xhenemi dhe se me të kryeministër hapen për shqiptarët kanatat e xhenetit , foli për arsimin e 300 ditëve duke premtuar sërish qiellin në të ardhmen, edhe pse ka një vit në qeverisje. Nuk e prisnim as ne e askush në këtë vend që zoti Rama e ministria e tij të njihnin e pranonin arritjet e mëparshme si matura shtetërore, dyfishimi i pagës për mesuesin, godinat e reja shkollore, pajisjen e shkollave me kompjuter e internet si dhe reformen e kurrikules, trainimit e menaxhimit e plot të tjera. Për me tepër, që zoti Kryeminstër të lë përshtypjen se përvec kontrastit xhenet/xhenem. nuk kupton shumë se cfarë thotë.
Sa për ligjshmërinë e pretenduar le të kujtojme se asnjë emërim drejtori apo nëndrejtori shkolle (nuk po permend shkarkimet) nuk është bërë me konkurs, sipas procedurave ligjore. Pa përmendur këtu pseudokonkurset mediatike për drejtorë rajonale të kurorëzuar nga militantja e spotit të Tiranës e bërë drejtoreshë e arsimit të Tiranës e shkarkuar si maja e ajsbergut në korrupsion rilindas arsimor të kryeqytetit e të gjithë Shqipërisë.
Përmes anekdotave folklorike qeveria do të shmangë konkurimin e teksteve alternative dhe të kthehet ne kënetën e tekstit unik, të majisur deri në vitin 2005, e të ofruar nga kompania pranë ministrisë apo partisë.
Ndërkohë, Rama nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë, apo përmirësim të pagave të mësuesve.
Gjithashtu, me folklorizëm patriotik do e kthejë arsimin bazë në një skemë të lënë pas e të braktisur në gjithë Europën.
E vetmja arritje reale është heqja e arsimit profesional nga Ministria e Arsimit që e kishte pasur për 100 vjet shtet shqiptar, dhe duke ia kaluar valiut Benjamin, po shkel në një shteg të pashkelur, një model që nuk e ka asnjë nga 28 vendet anetare të Bashkimit Europian.
Gjithashtu, në fushën e arsimit të lartë po shfaqen
· skema financiare klienteliste,
· skema pranimesh në universitet që do të kthejnë korrupsionin e dikurshëm të provimeve në stadium
· qasje pseudo-elitare e njëkohësisht populiste që kufizojnë të drejtën për arsimim dhe e mbajnë Shqipërine poshtë mesatares së Ballkanit.