Deklaratë e zëdhënëses, Laura Vorpsi

 

 

 

 

 

Partia Demokratike po ndjek me vemendje hetimet në Bankën e Shtetit. Ne si i gjithë opinioni publik jemi të indinjuar dhe shohim me shqetësim se si krimi godet sistemin bankar të vendit, një herë përmes plumbave dhe tani përmes vjedhjes.

Inkurajojmë organet e drejtësisë të kryejne hetime te plota  dhe të gjithanshme dhe të nxjerrin përpara drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit. 

Ky është një rast i rëndë. Mbas vjedhjes së floririt, grabitësit godasin përsëri. 

Sistemi bankar ka nevojë të reformojë procedurat e sigurisë dhe përzgjedhjes së burimeve njerëzore.

Ne inkurajojmë organet e drejtësisë të bëjnë pa vonesë punën e tyre për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien para përgjegjësise penale dhe ligjore të pergjegjësve, pa përjashtim.   

Banka e Shtetit është pjesë e sigurisë kombetare. Lojërat për kapital politik janë të papranueshme për ne.