Deklaratë e këshilltarit ligjor të grupit parlamentar të Partisë Demokratike

 

 

 

 

Edi Rama po thellon mashtrimin për cështjen e IMEI-it të telefonave, por po dështon gjithashtu të bindë qytetarët, megjithë zellin e ministres kushërirë e cila pranon të bëhet qesharake bashkë me kauzën e saj vetëm e vetëm për të justifikuar një vendim të paligjshëm të qeverisë.

IMEI eshte një e dhënë personale, unike e përdoruesit të telefonit, me anë të së cilës gjurmohet, përcaktohet vendndodhja dhe përgjohet komunikimi.

Ligji ynë për telekomunikacionin, neni 101, e vërteton këtë, pasi e mbron si të dhënë dhe përcakton rastet e dhënies së IMEI-it, vetëm atëherë kur e kërkon Prokuroria, në rrethanat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Gjykata Europiane e Drejtësisë, me 8 prill të këtij viti, e ka mbrojtur IMEI-in si të dhënë personale, tek e cila qeveritë nuk mund të kenë akses.

Ekspertë të komunikimeve elektronike shprehen se nëse dikush merr qofte edhe për pak minuat IMEIN, atëherë jeta jua është bërë nje liber i hapur.

Por Edi Rama dhe ministrja kushërirë kanë dalë kundër të gjithëve dhe e duan patjetër IMEI-n.

Argumenti i qeverisë se po merr të dhënat e IMEI për të luftuar kontrabandën, është qesharak, pasi ka kohë, prej vitit 2009, që cdo telefon që kalon në doganat tona kontrollohet dhe shënohet IMEI-, i tij. Por nuk shënohet se kush e ka këtë telefon, pra kjo e dhënë personale ruhet.

Me këtë arsyetim, qeveria thjesht pranon se nuk lufton dot kontrabandën, dhe nuk kontrollon dot pikat kufitare.

Por e vërteta është se Edi Rama ka vetëm një motiv. Ai kërkon të dijë se cfarë mendojnë, cfarë shkruajnë, dhe cfarë flasin shqiptarët. Nëse kjo ndodh, ky është në të vërtetë fundi i privatësisë në Shqipëri dhe një shkelje brutale e lirisë së individit.

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të mos e dorëzojnë privatësinë e tyre në duart e një qeverie arbitrare.

Partia Demokratike i bën thirrje kompanive celulare në vend, të mos i dorëzojnë qeverisë të dhënat e IMEI-t, në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore dhe me bojkotin masiv të abonentëve.