Deklaratë e Partisë Demokratike

 

 

 

 

 

Edi Rama prej 30 ditësh nuk reagon për inkriminimin që i ka bërë parlamentit dhe krijimin e skuadrave të dhunës kundër opozitës, në përpjekje për ti mbyllur asaj gojën. 30 ditë më parë Edi Rama, drejtoi një sulm ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike pas denoncimeve për depërtimin në Kuvend të personave me precedent kriminal. Pas kësaj, i gjithë publiku pa se kush ishin përfaqësuesit e krimit dhe antiligjit në parlament, por Edi Rama heshti. Gjithë publiku pa se kush është personi që Rama e deshi me çdo kusht në parlament, Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi. Por Edi Rama heshti. Prej 30 ditësh ai ka zgjedhur të bëjë të paditurin para fakteve e dokumentave tronditëse për të përzgjedhurit e tij. Heshtja e Ramës është prova më e gjallë e aleancës kriminale që ai ka krijuar përpara zgjedhjeve, e me të cilën po qeveris sot.