Sa më shumë shtohen reagimet për çështjen e ruajtjes së privatësisë, IMEI-t të telefonit, aq më qesharake bëhen argumentat e qeverisë.
Shoqëria civile tek ne, ekspertët ndërkombëtarë, Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut, shprehen absolutisht kundër marries nga qeveria të IMEI-T, pra kodit unik personal të telefonit të cdo abonenti.
Sepse IMEI është një nga rrugët më të sigurta, të gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të bisedave e mesazheve. Dhe nëse dikush zotëron kodin tënd të IMEI, jeta jotë kthehet në një libër të hapur.
Megjithatë Kryeministri Rama, ministrja kushërirë, kanë dalë kundër gjithë botës, dhe duan patjetër të përgjojnë, të hyjnë brenda privatësisë së cdo shqiptari, një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë.
Eshtë bërë objekt barsaletash së fundmi, edhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Shihni cfarë thotë ai që duhej të ishte besnik i mbrojtjes së privatësisë, dhe jo besnik i qeverisë.
Ne nuk ndërhyjmë thotë ai, po nëse dikujt, të dhënat personale do ti keqpërdoren, atëherë ne do të reagojmë.
Pra sipas besnikut të qeverisë, dhe jo besnikut të të dhënave personale, pasi ti jetë shkatërruar jeta dikujt, atëherë ai do të ndërhyjë.
Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje qytetarëve të lirë të vendit, të mos dorëzojnë kodin IMEI, sepse privatësia është e shenjtë dhe e garantuar me ligj.
I bëjmë thirrje kompanive të telefonisë, të mos ia dorëzojnë qeverisë të dhënat personale të abonentave, ndryshe do të përballen me pasojat ligjore dhe me bojkotin masiv të shqiptarëve.
Deklaratë e këshilltarit ligjor të grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, 14 Gusht 2014