Deklaratë e deputetit Roland Keta
Edi Rama ka hyrë në ditën e 37 të heshtjes, duke treguar me kryeneçësi se dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës, se inkriminimi i parlamentit, janë për të normalitet.
Për Edi Ramën nuk është arsye e mjaftueshme të reagojë kur instrumentat e tij të dhunës detyrojnë Partinë Demokratike të ndërpresin marrdhëniet me parlamentin.
Nuk është arsye për Edi Ramën për të reaguar, as kur mësohet botërisht se ai i ka dhënë mandatin dhe imunitetin e parlamentarit, Arben Ndokës, të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi.
Edi Rama është vetë autori i këtyre dy akteve të rënda në historinë e Kuvendit tonë, por gjithësesi, qytetarët presin që një kryeministër i një vendi që aspiron Bashkimin Europian, të thotë të paktën një fjalë.
Megjithë faktet tronditëse, Edi Rama që cicëron për shumëçka, ka 37 ditë që hesht.
Kryeministri nuk lahet dot nga kjo mosllogaridhënie dhe mbrojtja që i bën krimit, sado të përpiqet të krijojë vatra mjegulle me paradat e tij propagandistike.