Deklaratë e deputetit Genc Pollo
Ndërkohë që shpresonjësit e rralluar të Neorilindjes së xhenetit do të kishin dashur që një kryeinspektore, e cila çan përpara me diplomë fallco në dorë, të ishte shkarkuar nga qeveria që e emëroi aty, ndodhi ajo që tifozët nuk e dëshironin e kundërshtarët nuk e prisnin. Jo Ministria e Arsimit por vetë kryeministri, z.Rama i doli në krah dhe ju bë mburojë fallsifikatores donatore. Nuk besoj se i ka detyrime personale asaj. Më shumë prirem të mendoj se zoti Rama me këtë gjest vendosi digën e mbrojtjes edhe për anëtarë të qeverisë që mund të dalin me diploma fallco e probleme të ngjashme. Pasi në Evropën ku duam të integrohemi, siç thotë shpesh z.Rama qeveritarët japin dorëheqje edhe për shkak të plagjiaturës në punimet e tyre.
Sa për zëvendësminstrin pa CV, ju kujtohet apo jo që sapo plasi skandali i kryeinspektores donatore e fallsifikatore, e hoqi me nxitim CV e tij nga ëebsiti i ministrisë, do të thoja që virusi i zhdukjes se CV-ve po prek edhe ëebsite qeveritare të tjera.
Sa për reformat në arsim e akuzat ndaj meje qeveria e sotme do të dilte e nderuar po të bënte edhe 10% të ndryshimeve pozitive të asaj kohe, do të dilte e nderuar edhe vetëm po të konsolidonte atë që u arrit.
Sa për universitetet private le ti kthehemi shifrave të qeverisë:
Janë mbyllur nga qeveria 39% e universiteteve private, janë lejuar të vazhdojnë punën 61% syresh.
Në universitetet private të mbyllura ishin 40% e studentëve; në ato që vazhdojnë janë 60% e studentëve.
Ta zemë për një çast se në rastet e universiteteve që u mbyllën nuk kishte probleme me kryeinspektoren, me inkompetencën, me partishmërinë, me favoritizmin, me rryshfetin e xhenetin. Megjithëse ministria ende mban të fshehur raportin me gjetjet e shkeljet individuale për cdo universitet.
Si e shpjegon qeveria e xhenem/xhenetit që shumicën e universiteteve private edhe i gjeti vetë në rregull edhe vazhdon ti quajë piramida?
Si e shpjegon qeveria e xhenem/xhenetit që shumicës së studentëve në universitetet private edhe u dha viston ligjore për të vazhduar normalisht edhe ua quan shkollën e diplomën piramidale?