Deputeti Alban Zeneli denoncon konfliktin e interesit dhe shkeljen e ligjit

 

 

Pasi i ka siguruar pushtet dhe imunitet klientelës së tij me të shkuar kriminale, duke i emëruar në postet kyce të administratës e duke i bërë deri deputet, Edi Rama ka menduar që edhe financat e tyre të paligjshme të mos cënohen, madje të legalizohen.

Shqipëria mund të jetë rasti unik në botë, që Kryeminsitri, ia beson pastrimin e parave, kryefinancierit të Partisë së Tij.

Kryefinancieri, ai që merr të lashtat nga klientela e Ramës, që siguron donacionet e partisë, tagrambledhësi personal i Ramës, drejton luftën ndaj pastrimit të parave në vend.

Ky konflikt i pashembullt interesi, është edhe një shkelje e ligjit ditën për diell.

Sipas ligjit, një drejtor i lartë në administratën publike, nuk mund të ketë begraund politik, aq më pak të ketë funksione partiake.

Gent Gazheli është emëruar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës në krye të pastrimit të parave. Ndërkohë që vazhdon të jetë edhe kryefinancier i Partisë Socialiste, të paktën deri në janar të këtij viti, dhe kjo kuptohet nga kjo shkresë që luftëtari i parave të pista i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Demokratike e denoncon këtë fakt skandaloz të kthimit të shtetit dhe administratës në gjymtyrë të interesave klienteliste të Edi Ramës, qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Me këtë shkelje të ligjit, dhe me këtë konflikt interesi, është e sigurtë se cdo donator i Edi Ramës, çdo klient i tij dhe i Partisë Socialiste, mund të flejë i qetë, pasi kryefinancieri do të kujdeset që paratë me burim kriminal të mos preken, madje të legalizohen.