Denoncim i deputetit Flamur Noka për inkriminimin e administratës
Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç.
Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit.
Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit.
Nalton Jacaj ishte tregtar konfeksionesh, dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë.
Kapja e Jacajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka qënë lajm i bujshëm në atë kohë.
Kemi këtu të printuara lajmet e mediave kryesore të vendit mbi këtë aksion të policisë së Stambollit.
Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, një nga emërimet e para në drejtorinë e Lojërave të Fatit ishte pikërisht Nalton Jacaj.
Ky i fundit, plotëson edhe një kriter tjetër, është i afërmi i një prej senatorëve të Partisë Socialiste, i cili herë pas here, sa herë e lyp nevoja, sulmon opozitën.
Kjo është një dëshmi tjetër, se sa boshe dhe e rrejshme është retorika e Edi Ramës për shanset e barabarta, për meritën, për konkursin e vendeve të reja të punës në administratë.
E vërteta është se vendet në administratë janë zënë, dhe postet kyce janë rezervuar për trafikantët e drogës.