Deklaratë e Partisë Demokratike

 

 

Inkriminimi i administratës, i zyrave të shtetit, i zyrave të Partisë Socialiste dhe i Parlamentit, është një politikë të cilën Edi Rama po e con përpara me vendosmëri.

Pjesë e kësaj politike, është mosreagimi edhe kur denoncohen rastet me prova e me fakte, edhe kur mbarë publiku tronditet nga kapja e posteve kyce prej trafikantëve, e personave me të shkuar shumë te errët kriminale.

Vetëm 3 sekonda pas 42 ditëve heshtje, zgjati llogaridhënia e Edi Ramës për faktin se ai bëri deputet një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për rrëmbim personi.

Kryeministri e mbylli këtë cështje duke thënë se atij i mjafton një fletushkë false penaliteti. Edi Rama mbylli syte para dosjes kriminale me fashikuj të tërë, për bëmat dhe dënimin me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për deputetin e tij Ndoka.

Ai sulmoi dje opozitën, kur u denoncua rasti më i fundit, i vendosjes në një pozicion aktiv në Drejtorinë e Lojërave të fatit të një personi të ndaluar në vitin 2009 në Turqi me 200 kg heroinë.

Cdo ditë, por del në pah se trafikantët, rrëmbyesit e fëmijëve, tutorët e prostitutave kanë një mbrojtje dhe kanë një të ardhme të mirë me Edi Ramën. Nëse duan poste kyce në administratë, ua gjen Kryeministri. Nëse duan mandat dhe imunitet deputeti, ua gjen Kryeministri. Nëse duan Këshillin e Qarkut të Vlorës, sistemin e transportit të Sarandës, ujësjellësin e Patosit, shërbimet e Portit të Durrësit dhe të Prefekturës së Tiranës, Lojërat e Fatit, ua siguron Edi Rama.

Kur erdhi në pushtet, akti i parë që miratoi Edi Rama ishte kodi i etikës dhe në preambul u angazhua se përvec ligjeve do të ndiqet dhe morali e etika në qeverisje.

Që nga ajo ditë, Edi Rama ka bërë krejt të kundërtën, duke inkriminuar kudo e me kë të mundet, administratën dhe qeverijen e tij.