Deklaratë e Partisë Demokratike
Oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima e ka mbjellë farën e ikriminimit të zyrave dhe abuzimit me pushtetin në çdo skaj të vendit.
Rastet e shpërdorimit të autoritetit të zyrtarëve të shtetit e përfaqësuesve politikë, deri në kërkimin e favoreve seksuale, nuk janë të izoluara.
Janë produkte të sistemit që ka ngritur oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima.
Duke bërë tutorin e prostitutave deputet, trafikantët e drogës drejtorë, rrëmbyesin e fëmijës Kryetar të Këshillit të Qarkut, Edi Rama u ka dhënë një mesazh të gjithë funksionarëve, zyrtarëve, shefave e kujtdo që ka dicka në dorë në administratë e në zyrat e shtetit, dhe mesazhi është ky; abuzoni me ctë mundni.
Një kryeministër i jep mesazhet me modelin që krijon. Modeli që ka krijuar Rama është i përmbysur, e kundërta e asaj që kërkon shoqëria jonë, krejt e kundërta e asaj që ka nevojë vendi.
Ndaj shpesh e më shpesh do të dëgjojmë për skandale seksuale, për abuzime, për vjedhje, për dhunim, për korrupsion e trafik. Ky është modeli që ka ngritur Rama, këto janë tiparet e qeverisjes së tij.