Deklaratë e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka

 

 

Edi Rama është përfshirë në një skandal korruptiv duke udhëtuar për në Kinë, me një avion privat.

Fluturimi i shtrenjë është një abuzim me fondet publike, nëse është paguar nga taksat e shtetit. Dhe është një kompromentim i pastër, nëse është ofruar nga dikush, që do të përfitojë koncesione në këmbim të dhuratës.

Paraqitja e tij në një samit të rëndësishëm, në shkelje të cdo etike, si një baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit.

Ky është një abuzim financiar, kompromentim dhe korrupsion i pastër. Kapardisja prej baroni dhe fluturimi luksoz i Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me nevojat dhe kërkesat e vendit dhe të qytetarëve.

Bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat. Mijëra vende pune po shkurtohen cdo ditë. Çmimet po rriten cdo ditë. Varfëria dhe pamundësia po godasin tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve.

Ndërsa me dasmat, festat, udhëtimet dhe luksin ku janë zhytur, Rama me të tijtë po dëshmojnë se nuk përfaqësojnë më asnjë qytetar të vendit. Për këtë ata janë dhe do të jenë çdo ditë nën gjykimin e sovranit para të cilit do të përgjigjen dhe do të japin llogari.