Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi
Edi Rama shpërndau sot para kamerave, tapi të përgaditura nga administrata e mëparshme.
Prej më shumë se një viti, Aluzini i tij, nuk bën asgjë, nuk ka përgaditur asnjë dosje të re, madje po mban peng mijëra praktika të vjetra.
Sa më shumë të bëjë show Edi Rama me dosje që i gjeti gati, aq më shumë del në pah mashtrimi i tij për legalizim falas.
Legalizimi Falas, as nuk ndodhi, as nuk ka për të ndodhur.
Kryemashtrimi i fushatës elektorale, ishte nga të parët që u braktis nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.
Por hipokrizia e tij nuk njeh kufij mesa duket.
Në vend që të pranojë se legalizimi falas ishte një gënjeshtër elektorale, Edi Rama del dhe bën propagandë me punën e bërë nga qeveria e mëparshme.
Nëse mashtrimi i legalizimeve falas i eci në fushatë, mashtrimet e tjera që bën sot para kamerave nuk i ha më askush.