Deklaratë e deputetit Arben Ristani

 

 

Edi Rama e thelloi sot skandalin e publikimit të identitetit të dëshmitarit kyc në procesin për vrasjen e komisarit të policisë, duke sulmuar opozitën me anë të Ministrit të tij.

Identiteti i dëshmitarit të drejtësisë, doli nga zyrat e tij, dhe ishte peshqesh për aleancat kriminale që ka ndërtuar Edi Rama në Kuvend.

Publikimi i emrit, mbiemrit dhe portretit të dëshmitarit është një skandal i paprecedentë, dhe është një krim para të cilit Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm duhet të mbajnë përgjegjësi jo vetëm morale, por  ligjore në radhë të parë.

Edi Rama ia dorëzoi mafias dëshmitarin e drejtësisë me duart e tij, për interesat e tij politike, dhe sot del e sulmon opozitën.

Lëreni të qetë policinë të punojë, mos hidhni baltë mbi policinë, thotë ministri i Ramës, që në rastin konkret do të thotë “na lini rehat kur bashkpunojmë me krimin, mos na i bëni publike të palarat”. 

Kjo është shumë e rëndë, ia dorëzojnë dëshmitarin e drejtësisë krimit dhe kërkojnë nga opozita që të mbyllë gojën, por hiqeni nga mendja, asnjë marifet, nuk do ta shpëtojë as Edi Ramën, as Saimir Tahirin, nga kjo përfshirje dhe shërbim kriminal që po i bëjnë mafias që është sot aleatja e tyre kryesore në pushtet.