Denoncimi i deputetit Bumci: “Janë me qindra rastet selektive, ku ndërtesa e një qytetari prishet, dhe ngjitur me të, ndërtesa e mikut, nipit, kunatit, kushëririt, të deputetit ose ministrit nuk preket”.
Sa më shumë thellohet represioni i Edi Ramës ndaj të pamundurve, ndaj ndërtimeve të qytetarëve që ushqehen dhe mbajnë familjen me dyqanet e tyre, aq më shumë zmadhohet pabarazia para ligjit.
INUK-u i Edi Ramës, po u shkatërron pasurinë, mundin e djersën shumë qytetarëve, por kjo nuk i shqetëson aspak Ministrat, deputetët, miqtë e Kryeministrit, të cilët kanë ndërtime pa leje, dhe vazhdojnë të shtojnë katet e pasurisë e tyre në breg të detit.
Dy Shqipëri kemi sot e gjithë ditën. Shqipëria e miqve të Edi Ramës, e qeveritarëve që nuk preken. Dhe Shqipëria e të tjerëve ku arbitrariteti e represioni bën hi cdo gjë që u del para.
Po i kujtojmë qytetarëve sot se Sarajet e Koco Kokëdhimës 2 metra larg bregut të detit nuk preken.
Shtesa e vëllait të Koco Kokëdhimës në Tiranë që ka zvogëluar trotuarin me 1 metër e gjysëm, nuk preket.
Pallatet shumëkatëshe të klientelës qeveritare në breg të detit në Durrës vazhdojnë të hedhin shtat.
Po janë me dhjetra e me qindra rastet selektive, ku ndërtesa e një qytetari prishet, dhe ngjitur me të, ndërtesa e mikut, nipit, kunatit, kushëririt, të deputetit ose ministrit nuk preket.
Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë padrejtësi.
Partia Demokratike i fton ata të kundërshtojnë me cdo mjet pabarazinë para ligjit.
Ne do të jemi krah tyre për ta ndalur të keqen.