Deklaratë e Edi Palokës në 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës, ku dënon ceremoninë qeveritare me fotot dhe koret e diktatorit Hoxha
Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë në jetë projektin e tyre për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.
Me fotot e Enverit pas shpatullave, me korin e Enverit në sfond, Rama dhe Meta, gjetën mënyrën më të turpshme për të baltosur 70 vjetorin e clirimit të Tiranës.
Duke përkujtuar këtë ditë të shënuar, me dikatorin Hoxha, Rama dhe Meta, kanë fyer kujtimin e dhjetra intelektualëve, heronjtë e vërtetë të luftës, të cilët u vranë dhe u lincuan drejtpërdrejt nga dora e Enverit.
Rama dhe Meta kanë fyer sakricifat e dëshmorëve të luftës, të cilët dhanë jetën për lirinë e vlerat europiane, vlera të cilat i përdhosi dikatori Hoxha, me instalimin e regjimit më të egër dhe më gjakatar në gjithë lindjen.
Me Enver Hoxhën në sfond, Edi Rama dhe Ilir Meta, provokuan sot të gjithë shoqërinë tonë, dhe plagët e saj më të dhimshme të periudhës së shkeljes brutale të dinjitetit njerëzor, të plagëve të urisë që solli dikatori në këtë vend për më shumë se 40 vite.
Kjo duhej të ishte dita për të bashkuar gjithë shqiptarët pavarësisht preferencave politike, në nderim të të rënëvëe, në nderim të luftës së tyre, por Edi Rama zgjodhi kursin e përcarjes, duke provokuar e duke baltosur sakrificat më të larta njerëzore që u bënë në emër të lirisë dhe kombit.