Deputetja Vokshi denoncon aktin arbitrar të largimit nga lista e ndihmës ekonomike të dhjetra familejeve në nevojë, kryesisht në njësitë vendore që drejton opozita. Efektet janë dramatike, familjet e përjashtuara nuk kanë kushtet minimale për jetesë
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, deputetja Albana Vokshi ishte sot në Minibashkinë numër 11 në Laprakë në Tiranë ku u takua me shumë banorë në nevojë dhe invalidë të hequr padrejtësisht nga lista e ndihmës sociale nga Ministria e Çështjeve Sociale. Vokshi dhe Mustafa takuan dhjetra njerëz në nevoje dhe invalidë të privuar nga dhënia e ndihmës. Vokshi dhe Kryetari i Minibashkisë, denoncuan skemën e pikëzimit të ministrit Veliaj, si një spastrim politik të listave sociale nga minibashkitë e djathta dhe zëvendisimin e tyre me familje miliante socialiste që shërbejnë për elektorat votash për Rilindjen.
“Reforma e famshme e pikëzimit po kryehet në një terr të plotë informacioni dhe pa transparencë. Sot i bëj dhe një herë thirrje, apel publik kryeministrit dhe ministrit veliaj të vijë në këtë minibashki apo dhe minibashki tjetër të evidentojë dosjet e AK dhe njerëzve në nevojë dhe të zbardhë ku qëndrojnë të ashtuquajturat dokumente të mamipuluara. Rama dhe Veliaj të na japë sqarime pse mbi 1500 familje në 11 minibashki të Tiranës janë retushuar pa asnjë shpjegim nga listat e ndihmës sociale, dhe ky spastrim ka ndodhur kryesisht në minibashki që janë të djathta”, tha Vokshi. Përfaqësuesja e PD, iu drejtua banorëve: “Ju sot jeni në një skamje të rëndë ku nuk mund të përballoni pagesat e dritave, ilaçeve, ushqimeve dhe mjeteve bazë të jetesës. Ku qëndron mëkati, faji juaj që Rilindja ju diskriminon dhe ju heq dhe kafshatën e gojës’’.
Zonja Vokshi solli në kujtesë se nga minibashkia 9 posaçërisht janë hequr me dhjetra e qindra gra kryefamiljare të cilat me këtë pagë simbolike mbajnë fëmijët në shkolla dhe me ushqime, ndërkohë që janarin e ardhshëm duhet të paguajnë rritjen e energjisë mbi 70%.
‘’Arkitekti i Rilindjes dhe buxhetit të krizës manipuloi me krenari dhe sarkazëm audience, për zbatimin e një mizorie sociale nga qeverisja e tij kur tha se, nga 27 mijë dosje të personave me aftësi të kufizuar 20% e tyre, 5400 dosje, kanë rezultuar me dokumentacion abuziv, me qëllim përfitimin e pamerituar. Pse nuk i përmende elementët abuzues që paskan këto mbi 5 mijë dosje zoti Rama? Mos ka qenë vallë biografia e përkatësisë politike e tyre, abuzim apo kjo krasitje liste të duhej si alibi për pagesat e spektakleve dhe tenderave të kompanisë të marketingut qindra milionësh, familjar të ministrit Veliaj?”
Mediat ditë më parë raportuan se u hoqën nga ndihma ekonomike familje që kishin frigorifer. Duke na kujtuar vitet e regjimit, kur frigoriferi dhe televizori blihej me autorizim partie.
Ministri Veliaj mendon për mirëqënien e vet ndërsa kryeministri diskrimon dhe përçmon të varfërit, tha Vokshi, e cila kërkoi transparencë në emër të projektit të Bankës Botërore për skemën e pikëzimit të listave si dhe të zbardhë dosjet që Rama i ka cilësuar abusive për ndihmë sociale.
Banorët të revoltuar kërkuan mbështetje për ditët e vështira që po kalojnë.
Ata denoncuan faktin se qeveria po arreston minorene për mospagim energjie që njerëzve në nevoje u duhet për ngrohje e mbijetesë, por që nuk kanë mundësi ta paguajnë, sepse nuk ushqejnë dot familjet e tyre, sepse janë të papunë dhe pa asnjë mundësi ekonomike.
E ndërkohë që banorërt apelonin të revoltuar për shurdhërinë cinike te Ramës, zonjës Luljeta Luarasi 59 vjec, i ra të fikët dhe humbi ndjenjat nga mungesa e ushqimit dhe e ilaçeve. Zonja Luarasi është hequr padrejtësisht nga ndihma ekonomike dhe e ajo ka në kujdesje të bijën e saj të sëmurë rëndë 16 vjecare.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Dhjetor 2014