Deputetja Tabaku denoncon rastin e kryetarit të komunës së Edi Ramës, faturat e të cilit janë anomalisht të ulëta, deri në 1 mijë e 100 lekë të vjetra në muaj. Megjithë favorizimin që i bën oligarkut lokal OSHEE, ai sërish është debitor me 350 mijë lekë. Por ligji nuk vepron mbi të zgjedhurit e Edi Ramës
Jemi sot këtu për të denoncuar botën paralele, mes oligarkëve në pushtet dhe qytetarëve të pamundur, që po vuajnë nga faturat abuzive të energjisë, nga kamatvonesat milionëshe mbi këto fatura, që po vuajnë nga errësira që ka shkaktuar qeveria.
Qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, se nuk kanë mese të ushqehen, nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, janë me qirinj sot.
Por qeveria nuk i trajton të gjithë njësoj. Ja kemi këtu kryetarin socialist të Komunës Otllak. Eshtë debitor me 350 mijë lekë, energji që e ka shpenzuar por nuk e ka paguar.
Një i ri u nda nga jeta dje në Mëzez në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar drita në shtëpi, për familjen e tij në gjendje të mjeruar ekonomike. Kjo familje nuk ka energji se është debitore.
Por kryetari i komunës së Edi Rama edhe pse është debitor, ka energji, dhe ai nuk ka asnjë problem as me ligjin, as me OSHEE-në.
Kemi parë dhe kemi denoncuar këto kohë, fatura abuzive dhjetra milionëshe ndaj qytetarëve të pamundur që nuk kanë tjetër gjë në shpëti pos televizorit e llampave ndricuese.
Shihni sa e ka faturën mujore kryetari i komunës së Edi Ramës, oligarku i tij lokal. 1400 lekë të vjetra në muaj. Një mijë e 100 lekë të vjetra të muaj. Ja pra cdo të thotë të jesh i lidhur me pushtetin. Të jesh pjesë e Shqipërisë së oligarkëve.
Pabarazia para ligjit, trajtimi i qytetarëve me armiqësi dhe i favorizimi i njerëzve të lidhur me Edi Ramën është një padrejtësi revoltuese.
Kjo qeveri nuk le zgjidhje tjetër përpos përballjes me qytetarët.
Protesta masive popullore do ta ndalë të keqen.