Deputetja Ademi denoncon heshtjen e qeverisë pas denoncimit të skandalit financiar, ku oligarkia shpërblen klientin në kundërshtim me ligjin. I biri shef i madh në Ministri tenderon për të atin, ndërsa Ministri i Metës thotë se janë të pavarur. Mosmbajtja e përgjegjësisë thellon abuzimin
1.2 milionë dollarë është dhurata e dyshes Rama Meta për klientin e saj, dhe prej tre ditësh, oligarkia nuk jep asnjë sqarim.
I biri e tenderon këtë shumë për të atin, duke shënuar një rekord mahnitës në fushën e korrupsionit, një precedent mbase unik në gjithë botën, dhe sërish oligarkia hesht.
Doli Ministria e Mjedisit e Metës, dhe Partia e Ramës e sulmuan opozitën me hartime.
Për faktin, që tashmë është publik, asnjë përgjegjësi.
Ministri i Metës thotë se tenderin e miliona dollarëve e paskan bërë drejtoritë rajonale, dhe flet për pavarësinë e tyre.
Po 600 inxhinierë të specializuar nëpër drejtoritë rajonale në gjithë Shqipërinë që u shkarkuan drejpërdrejtë me firmën e Ministrit, dhe u zëvendësuan me militantë pa shkollë të LSI, cfarë tregojnë, pavarësinë e drejtorive rajonale?
Me urdhërin e oligarkisë, drejtoritë rajonale vetëm sa zbatojnë urdhërat e shefit.
Ministri i Metës thotë se “po”; klienti i saj i ka marrë 1.2 milionë dollarë, por këto janë gogla, janë pak se fondi është më i madh. Po përse nuk e bën transparente Ministria, pse nuk i bën publike, listën e projekteve. Përse nuk bën publike planet e mbarështrimit të pyjeve. Përse nuk e bën publike procedurën e ndjekur, si i ka ndarë paratë?
Ne e sfidojmë sot dyshen Rama-Meta të tregojë publikisht nëse e kanë respektuar ligjin për këtë rast.
Po nuk kanë se si. Sepse oligarkia nuk ndjek procedurë, ligj apo transparencë. Ka vetëm një plan në fuqi. Ndarja e hiseve me miqtë, pasurimi i shpejtë, dhe abuzimi me sa më shumë fonde.
Kjo kur papunësia, e mjerimi janë ulur këmbëkryq.
Por shqiptarët janë në protestë. Dhe do ta ndalin të keqen.