Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani.
Partia Demokratike e denoncoi faktin se Edi Rama, i ofroi të gjitha lehtësitë Emiliano Shullazit në lidhje me ngjarjen e fundit kriminale, dhe kjo tashmë është e qartë për mbarë publikun.
Kreu i bandës kriminale përfitoi nga favoret e krijuara prej Edi Ramës dhe pas përplasjes së përgjakshme me të vrarë e të plagosur ai bridhte i lirë nëpër baret e Tiranës.
Të gjitha këto shkojnë përtej mundësive të një banditi.
Këto janë rrethana që Emiliano Shullazit ia krijoi Kryeministri i vendit sipas paktit kriminal.
Cila është marrëveshja që ke ti z.Rama me Emiliano Shullazin?
A e lirove ti atë nga burgu, për të shërbyer porositë e tua politike, kërcënimet ndaj opozitës?
A e lirove ti Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës sic edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë?
Je sot z.Rama përballë këtyre pyetjeve, që janë padyshim jo vetëm akuzat por edhe provat për lidhjen organike që ti ke me këtë bandë.
Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës.
Nuk ka tjetër përgjegjës vec teje, dhe të sigurojmë se këtë përgjegjësi do ta mbash deri në fund.