Deklaratë e kreut të Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, mbi nismën e qeverisë për të testuar mjekët dhe infermierët
Mbas Kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë konfirmon fillimin e një procesi të tillë “testimi”, denigrues dhe të jashtëligjshëm.
Ata që nuk do ta “fitojnë” këtë “provim”, do të humbin vendin e punës.
Kjo inisiative nuk është e bazuar në ligj, praktikën tonë e ndërkombëtare.
“Testimet” e tilla tingëllojnë abuzive, jo profesionale dhe bien ndesh ëdrejtat e profesionistëve dhe të njeriut.
Janë diskriminuese se tentojnë të largojnë qindra specialistë nga puna për t’i zëvëndësuar me të tjerë.
Personeli ynë shëndetësor provohet në procesin e diplomimit, në provimin e shtetit, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, apo konkurseve.
Ne po e ndjekim me vëmendje këtë proces “sui generis”.
Jemi në pritje të publikimit të dokumentave të domosdoshme zyrtare.
Më tej do të veprojmë qoftë politikisht, qofte duke atakuar vendime të tilla në Kuvend e organet e drejtësisë.