Lidhja e Demokratike e gruas dhe fondacioni Konrad Adenauer nxisin rritjen e përfaqësimit të grave në politikë. E ftuar Doris Pack, e cila kërkoi më shumë hapësira për gratë dhe të rinjtë në politikë dhe vendimmarrje
“Sot pata kënaqësine dhe nderin si kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë të konfirmoj publikisht qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratike se 20% e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet për qeverinë lokale, do të jenë gra dhe vajza”, është shprehur Albana Vokshi.
Vokshi theksoi ndërkohë që përsa i përket listës së këshillave bashkiake, Partia Demokratike ka vendosur që kandidatet gra të zënë 50% të saj, dhe ne ndihemi mirë, tha Vokshi, që Rama nxitoi ta kopjojë këtë standard të demokratëve.
Me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, Partia Demokratike organizoi Forumin e hapur “Gruaja dhe rinia shqiptare sa larg dhe afër Evropës”, ku e ftuar e posacme ishte Kryetarja e forumit të Gruas së Partive Popullore Evropiane Znj. Doris Pack.
Në diskutimet e forumit morën pjesë aktive deputetë, ministra, drejtues të institucioneve të pavarura, ambasadorë, organizata ndërkombëtare, media, shoqëria civile dhe përfaqësues të stafeve universitare në vend.
Presidentja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack ndau opinione dhe sugjerime të vlefshme për të inkurajuar kandidimin e grave për këshillat bashkiakë.
Politika pavarësisht ndasive partiake në këtë forum unifikoi qëndrimin për një ceshtje madhore që ka të bëjë me sfidat dhe problematiken e kuotimit të përfaqësimit në vendimarrje dhe në zgjedhje, të grave. Forumi shpalosi një vetedije dhe nivel të larte opinionesh të shoqerise civile medias dhe institucioneve të pavarura për problematikat dhe sfidat që hasin gratë dhe të rinjtë ndërkohe që Shqipëria është në procesin e integrimit evropian.
Në takim, pjesmarrës ishin edhe shoqata rinore që ngritën zërin për më shumë përfaqësim në vendimarrje, në politike dhe në kandidimin për zgjedhje.