Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sqaruar se aksioni u krye nga ky institucion në bashkëpunim me partnerët gjermanë që sollën informacionin. Edi Ramës i mbetet të përgjigjet për shqetësimin që kanë qytetarët për ngritjen e fabrikës dhe lidhjet e trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë.
Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe ministrit të tij dhe pozimet e tyre qesharake në përpjekje të dëshpëruara për të dalë nga sikleti i zbulimit të laboratorit më të madh të kokainës në Ballkan u hodhën poshtë zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Sic është bërë tashmë publike gjithcka nisi nga informacioni i partnerëve europianë, dhe më tej ishte kjo prokurori që në bashkëpunim me kolegët gjermanë vazhduan hetimin derisa e finalizuan me operacionin policor.
Edi Rama refuzon të përgjigjet për shqetësimin publik për instalimin gjatë 12 muajve të fundit të fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan mu në zemër të Shqipërisë, dhe ngritjen e një rrjeti të tillë kriminal pa ju hyrë gjemb në këmbë trafikantëve.
Sa më shumë kohë kalon pa bërë transparencë për lidhjet që kanë trafikantët me qeveritarët, aq më shumë damkoset Edi Rama për dijeninë dhe lejimin e këtij aktiviteti kriminal që do të kishte vazhduar njësoj si ditën e parë, po të mos ndërhynin policitë partnere europiane.
Si ka mundësi që ushtronte prej një viti aktivitetin një fabrikë e tillë, dhe autoritetet kishin mbyllur sytë e veshët?
A janë anëtarët e kësaj bande kriminale financues të fushatës së Partisë Socialiste?
A janë krerët e kësaj bande të lidhur me deputetë e zyrtarë të lartë të partisë në pushtet?