Lideri i opozitës Lulzim Basha, takoi qindra qytetarë të Kurbinit, të cilëve u shpalosi programin e Partisë Demokratike.
Basha iu drejtua fermerëve ku në katër vitet e ardhshme, qeveria e drejtuar prej tij do t’i mbështesë financiarisht në mënyrë të drejtpërdrejt.
Qytetarëve të cilët kanë mbetur pa punë, qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha do t’u sigurojë ndërtimin e fabrikave në vendet e tyre.
Për studentët, qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha do të mundësojë stazhe të paguara 1-vjeçare për 10.000 studentë të sapodiplomuar çdo vit.
Ndërsa për biznesin, ulje e TVSH-së dhe taksë e sheshtë 9 %.
“Përpara se të jem kryeministri i një vendi do të jem kryeministri i shqiptarëve, i studentëve, i fermerëve, i të përndjekurve politikë, i pronarëve dhe do t’i përgjigjem me punë për të realizuar premtimet dhe angazhimet e “Çadrës së Lirisë”, që është themeli i Republikës së Re. Çadra e Lirisë ishte sakrifica e të rinjve dhe të rejave të Kurbinit. Ne e nisëm, ju e kthyet në kauzën e madhe të shqiptarëve”.
Republika e Re tha kryetari i opozitës, është Republika e rritje të cilësisë së shërbimit shëndetësor me më shumë doktorë, ilaçe dhe shtretër në spitale. Republika e Re, tha z. Basha, është përmirësimi i arsimit duke zgjatur ditën shkollore deri në orën 16:00 dhe duke ofruar drejkën falas për të gjithë nxënësit.
“Universitetet publike priorititetin e qeverisë dhe do t’ju jap pushtet studentëve në bordet vendim-marrëse. Do rrisim kujdesin social për më të pamundurit në shoqërinë tone dhe do ta rritim pensionin minimal në 25.000 mijë lekë në muaj”, tha z. Basha.
Ai shtoi se nuk e harron sakrificën e Kurbinit, që nisi në 18 shkurt dhe nga një lëvizje, u bë bashkimi për projektin e Republikës së Re.
“Unë do të luftoj dhe punoj për Kurbinin dhe Shqipërinë. Me 25 qershor ju do të merrni Kurbinin me duart tuaja. Ky është premtimi i Republikës së Re”.