Partia Demokratike denoncon rastin e vilave të paligjshme në Parkun e Liqenit, dhuratë e Ramës në këmbim të sarajeve të Surrelit. 10 pyetje për kryeministrin, mbi paligjshmërinë flagrante të këtyre ndërtimeve.
Dje papagalli i Edi Ramës beri 3 faqe deklarate politike në përpjekje për t’iu pervjedhur shqetësimit qytetar për kafshimin e parkut të liqenit nga ndërtuesi/financues i sarajeve të Surrelit që Edi Rama po e paguan në natyrë.
Partia Demokratike nuk pyeti me se e kalon kohën Lame-Ziu por pse nuk vepron shteti ligjor në Parkun e Madh të Tiranës kur ka edhe vendim prishje dhe INUK, e ka detyrim ligjor të veprojë brenda parqeve.
Z.Lame para 2 vitesh bënte lolon duke kërkuar të mos zgjerohet rruga e Elbasanit se do dëmtohej Parku i Liqenit, packa se zgjerimi i rrugës u shërbente 2 milionë qytetarëve. Ndërsa sot, për interesat e ndërtuesit të Edi Rames nuk e ka problem të thotë se do legalizojë me mënyre të dyshimtë qindra hektare mes Parkut te Liqenit, mjaft që Edi Rama ta lërë në krye të parave.
Papagalli i Edi Ramës rreket të tregojë një hartë të zonave informale, por nuk besoj që ai të shfaqet kaq axhami dhe mos të kuptoje se qëllimin e perdorimit të tokës e përcakton Plani Rregullues i Tiranës dhe ky plan ka shqyrtuar dhe respektuar vendimet e KRTRSH.
Lamja bëri 3 faqe llogje për t’iu fshehur thelbit të problemit. Sot po i rikthehemi thelbit të ceshtjes dhe kemi 10 pyetje për z.Rama:
1. A janë ato saraje, ndërtime të paligjshme apo kanë leje ndërtimi?
2. A ndodhen brenda vijës së Parkut të Liqenit të miratuar me vendim KRTRSH-së të 2004 dhe vendim të KRT Tiranë dhe KRTRSH, të 2006?
3. A janë këto ndërtime të paligjshme në dhunim të disa ligjeve në fuqi?
4. A janë këto saraje në dhunim të Planit Rregullues të Tiranës?
5. A ka vendim ligjor nga INU prej disa muajsh për prishjen e tyre?
6. A është ky ndërtues i njëjti që ka ndërtuar sarajet e Surrelit?
7. A po e paguan në natyre mikun tënd z.Rama duke e lejuar të kafshojë mushkëritë e Tiranës?
8. Pse nuk vepron INUK që shkon deri në rrugica të qytezave në kundërshtim me ligjin dhe nuk vepron këtu që e ka me detyrim?
9. Pse përdoren standarte të dyfishta?
10. Sa ligje të tjera duhet të shkelë ky familjari i Edi Ramës derisa të funksionoje shteti ligjor?
Bën mirë që kryeministri të përgjigjet vetë për këto pyetje dhe të mos fshihet më pas papagajve! Ata janë të pafuqishëm për të mbuluar paligjshmerinë luksoze në Parkun e Liqenit dhe standardet e dyfishta kriminale që Rilindja e Edi Ramës po zbaton për qytetarët e këtij vendi.