Ligji nuk vepron njësoj në Shqipëri me Edi Ramën. Kërbaci për qytetarët e pamundur, kulaci për miqtë e kryeministri. Kjo është filozofia e qeverisjes dhe thelbi i saj. Shqipëria e rilindur nuk qenka e qytetarit, por e pushtetarit.
Shqipëria sot, është një Shqiperi ku futet në burg qytetari dhe lejohet të shkelë ligjin sipas qejfit pushtetari.
Arroganca e këtij pushteti ka arritur në ate pikë sa qytetarët dhunohen, u shkatërrohet prona dhe futen në burg deri për një fjalë goje, ndërkohe që miqtë e kryeministrit e deri ministrat e tij e shkelin ligjin pa pikën e përgjegjësisë.
Ndërkohë që qytetarëve në cdo cep të Shqipërisë u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me djersën e tyre, vetë kryeministri e nisi ditën e parë të punës duke ndërtuar pa leje, miqtë e tij ndërtojnë në mes të parkut të liqenit, deputeti buze detit, ndërsa ministri i tij ndërton pa leje në mes të Tiranës.
Veliaj si minister i mirëqënies sociale apo i të ‘vobektëve’ sic i quan ai shqiptaret e ndershëm, e ka treguar disa herë deri tani arrogancën e pushtetit. Kësaj here e bën duke shkelur ligjin! Sepse si ministër dhe punonjës i shtetit duhet të ishte i pari që të zbatonte ligjin dhe jo të justifikohet.
Për më tepër, nuk duhet të reklamoje me të madhe faktin që po nderton një qendër rinore, sepse vetëm me parate që vellai i vet ka fituar me tendera në 1 vit e gjysëm qeveri, mund të kishte ndërtuar jo një, por njëzet të tilla.
Por me sa duket, ligji nuk vepron njësoj në Shqipëri me Edi Ramën. Kërbaci për qytetarët e pamundur, kulaci për miqtë e kryeministri. Kjo është filozofia e qeverisjes dhe thelbi i saj. Shqipëria e rilindur nuk qenka e qytetarit, por e pushtetarit.