Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj. Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, ka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka.
Kjo video që e kanë parë tashmë të gjithë shqiptarët dhe që gjendet në arkivat e medias, është dëshmi e pastër, e dhunës së ushtruar nga Pjerin Ndreu ndaj depuetetit Strazimiri, pas denoncimit që përfaqësuesi i opozitës bëri në seancën plenare për inkriminimin e mazhorancës.
Një dhunë e shëmtuar, primitive dhe e paramenduar, sipas një skenari që lindi pikërisht në sallën e Kuvendit, pas fjalimit që mbajti Strazimiri.
Tani kjo dëshmi e pastër, kundërshtohet sot vetëm nga një njeri. Nga Pjerin Ndreu i cili ka deklaruar se vetëm ka dashur ta prekë Strazimirin.
Një reagim qesharak ky, por sigurisht një përpjekje për të shantazhuar gjykatën e cila e ka marrë deputetin Ndreu si të pandehur për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës.
Ne i bëjmë thirrje Gjykatës të mos ndikohet nga deklarime të tilla të papërgjegjshme e të gënjeshtërta, që bën një i pandehur për t’i shpëtuar drejtësisë.
Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj.
Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, cka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka.