Po çfarë duhet të ndodhë në spitalet tona, me shëndetësinë tonë, që Ilir Beqja të hapë gojën, të japë llogari për investigimin e Channel One, të përgjigjet për detyrën publike që ka. Qytetarët kanë humbur besimin tek shëndetësia e tek ministri i saj. Erdhën me premtimin se do ta bënin shëndetësinë parajsë dhe falas, dhe sot po dështojnë në cdo drejtim, po u rrezikojnë jetën qytetarëve, dhe janë zhytur në një korrupsion e abuzim financiar me klientelën e Edi Ramës.

Prej një jave të gjithë jemi bërë dëshmitarë, se si Ministri i Shëndetësisë refuzon të përgjigjet për një shqetësim të mprehtë publik, mbetjet spitalore.

Pamjet shokuese që sjell televizioni, duhet të kishin vënë në alarm Ministrin e Shëndetësisë. Kjo situatë dramatike në spitale, një burim potencial sëmundjesh, janë detyra e kësaj Ministrie, kanë të bëjnë me menaxhimin, me arsyen pse ekziston kjo Ministri. Por ministri hesht, refuzon të përgjigjet, sigurisht me arrogancën tipike tashmë, si të kolegeve dhe shefit të tij, cka është kthyer në tiparin kryesor për ekzekutivin.

Ministri hesht edhe për ndarjen nga jeta të një gruaje, dhe kur kjo ndodh pas denoncimit që bëri bashkëshorti i saj, në lidhje me përdorimin e ilaceve false.

Shëndetësia e Edi Ramës është sot nën akuzën më të rëndë që ka qënë ndonjëherë shëndetësia në historinë e vendit tonë, për përdorim të ilaceve false, cka dëmtojnë jetën e qytetarëve, vetëm për interesa klienteliste farmaceutike, dhe Ministri sërish hesht.

Po cfarë duhet të ndodhë në spitalet tona, me shëndetësinë tonë, që Ilir Beqja të hapë gojën, që të japë llogari, të përgjigjet për detyrën publike që ka.

Qytetarët kanë humbur besimin tek shëndetësia e tek ministri i saj. Erdhën me premtimin se do ta bënin shëndetësinë parajsë dhe falas, dhe sot po dështojnë në cdo drejtim, po u rrezikojnë jetën qytetarëve, dhe janë zhytur në një korrupsion e abuzim financiar me klientelën gjakpirëse pranë Edi Ramës.

Dhe kur e gjitha kjo po ndodh para syve të të gjithë shqiptarëve, Ministri ka vetëm një prioritet. Testimin e mjekëve. Pra nisjen e gjuetisë së shtrigave, kapjen deri në fund të shëndetësisë sipas interesave të tij dhe të kryeministrit.


Deklarata per mediat e deputetit Roland Keta, 13 Shkurt 2015